Mix
Rrudha rreth syve, sekreti që duhet të dini
Pasi kalohet të 30-at shumë nga ne shfaqin dhe probleme të ndryshme në lidhje me lëkurën dhe shëndetin e saj. Nëse dëshironi një lëkurë sa më të shëndetshme dhe të pastër mjafto që jut ë përdorni siç duhet shumë produkte natyrale që ju vijnë në ndihmë.
Një mënyrë është ajo me fruta
Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Mund të përgatisni në mikser një krem me të tri frutat dh eta aplikoni në zonën e syve, vetëm se duhet ta përsërisni këtë gjë disa herë.
Karotat janë efektive për lëkurën e fytyrës
Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Karotat kanë vlerë edhe nëse i hani vazhdimisht, nëpër sallata apo gatime të ndryshme.
Vaji ullirit
Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave – masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet.