Lidhu me ne

Mix

Nga fotot nudo, tek puna në televizion/ Pse Beniada Nishani prezantohet në publik me mbiemër tjetër

cna lajm show

Një nga vajzat më energjike dhe lozonjare në shtëpinë e Big Brother Vip është Beniada Nishani. Çapkëne dhe pa komplekse, me një shqipe karakteristike të folur nga ana e saj, Beniada ka marrë gjithmonë pëlqimin e publikut shqiptar.

Për vendin tonë, Beniada u bë e njohur rreth katër vite më parë, kohë kur ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali.

Por kush është Beniada dhe si ka qenë jeta e saj ndër vite?

Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër.

Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, ka treguar ajo dikur për revistën “Story”.

Mirëpo, duket se që të arrijë deri këtu fama e saj nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi bukuroshes i është dashur të sakrifikojë shumë.

Në një bisedë që ka pasur me Sarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka zbuluar se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë.

Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.

Sa i përket dashurisë, Beniada ka treguar se ka qenë e fejuar me një futbollist nga mosha 16-vjeçe deri në atë 23 vjeçare.

“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke rrëfyer se kështu ajo i dha fund fejesës me të.

Beniada madje ka treguar edhe rastin e një futbollisti, por pa përmendur emër, që e ngacmonte edhe pse ishte i martuar.

“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua, por unë i përgjigjesha shumë shkurt.

E shikoja që ai nuk po m’i ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. Më pas më gjeti dhe Instagramin”, u shpreh ajo.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook