Lidhu me ne

Radar

“Po i bëhet presion me dosjen Nick Muzin” – Akuzat e Berishës ndaj Bashës


Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e tij të radhës në qytetin e Rrëshenit me demokratët, u shpreh se misioni i tij është rrëzimi i regjimit dhe rivendosja e pluralizmit.

Gjatë bisedimit të tij me demokratët, Berisha bëri disa akuza kundrejt kreut të PD-së Lulzim Bashës.

Basha me Ramën për “5 Majin” dhe Portin e Durrësit

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama e ka marrë peng Bashën dhe po mundohet ta shesë atë për pluralizëm. Ish-kryeministri solli shembuj të asaj që e quajti pseudopluralizëm, duke përmendur çështjen e Portit të Durrësit dhe rastin e shembjes së banesave te lagjia “5 Maji” në kuadër të projektit të Rindërtimit.

“Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve po e mbron pengun e tij me gardistë dhe hordhitë e narkopolicisë.

Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime dhe korrupsion, por është qeveria ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Çfarë po shohim këto tre muaj? Atë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund?

Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.

Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën, Lulzim Bunkerin, Lulzim Kimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve?”– u shpreh Berisha.

Bashës po i bëhet presion me dosjen “Nick Muzin”

Berisha nuk la pa përmendur edhe një herë presionin që sipas tij po i bëhet Bashës përmes dosjen “Nick Muzin”. Kjo dosje sipas Berishës nuk mbyllet kurrë.

“Dosja Nick Muzin është një nga dosjet me historinë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet shqiptare dhe amerikane.

Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin dhe dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në histori të tjera.

Dosja erdhi dhe Lulzim Brava u thirr dhe iu dha: me këtë dosje këtu dënohesh të paktën 12 vite, por akoma më rëndë mund të dënohesh atje. Zgjidh e merr. Ose largo Sali Berishën, ose dorëzo veten tënde. Natyrisht pranoi të parën. Por a e zgjidhi problemin? Nuk e zgjidhi.

Zonja arriti një marrëveshje me peng-Bashën. Por SHBA është vend i lirisë dhe ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Do e ndjekë gjithë jetën e tij.”- tha Berisha.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Më shumë shqiptarë kanë ikur sesa të huaj kanë ardhur në Shqipëri, sa shqetësuese është kjo?

Nga Aurora Sulçe Të huaj që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarë që largohen jashtë vendit. Është kjo dinamika e konstatuar...

Mix2 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që nuk e pranojnë lehtë beqarinë

Disa shenja janë thjesht të krijuara për të dashuruar… Për disa njerëz, beqaria është kohë reflektimi, rritjeje personale dhe lirie....

Mix3 orë më herët

Arsyet pse ju merren mendtë dhe kur duhet të shqetësoheni!

Marramendjen e kemi përjetuar të gjithë, po ashtu edhe atë zhurmën e çuditshme në vesh. Kur ngrihemi me vrull nga...

Mix3 orë më herët

Ja pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!

Është normale pas një dite të gjatë të ndiheni të lodhur, por kur kjo gjendje vazhdon për shumë kohë situata...

Mix3 orë më herët

Ja si të largoni në mënyrë natyrale, rrudhat në sy!

Rrudhat në pjesën e poshtme të syve mund të jenë acaruese sepse janë ndër shenjat e para të plakjes. Ato...

Mix3 orë më herët

Çfarë është vitamina B12 dhe pse na nevojitet?

Është thelbësore për çdo qelizë të trupit dhe një mangësi mund të çojë në probleme neurologjike. Këtu keni gjithçka që...

Mix3 orë më herët

Nuk ka lidhje me dietën, ose sportin. Ja pse nuk dobësoheni dot!

Të kesh një bark të sheshtë dhe të dobët, do shumë punë. Por ndonjëherë, fakti se ju ushtroheni, ose i...

Kryesore3 orë më herët

“Mos dilni në debate mediatike për lobimin në SHBA”, PD udhëzon kandidatët të heshtin për kontratën 6 milionë USD: Fokusohuni te programi

Partia Demokratike ka udhëzuar përmes një njoftimi demokratët që të mos komentojnë udhëzon kontratën 6 milionë dollarë për lobimin në...

Mix3 orë më herët

12 fustane nusërie që i shohim shpesh tek nuset e Vogue

Nëpër dasmat e ditëve të sotme, shfaqet një shumëllojshmëri stilesh — nga fustane luksoze të punuara me porosi, deri te...

Mix6 orë më herët

Filmi i ri “Mission Impossible The Final Reckoning” do të zgjasë 3 orë

Filmi i shumëpritur “Mission: Impossible.The Final Reckoning “, pritet të jetë një spektakël kinematografik që zgjat 2 orë e 51...

Facebook