Lidhu me ne

Gatime

Receta sallate / Sallatë me Qepë, Domate dhe Majdanoz të Freskët

nga AgroWeb

E gjithë filozofia e përgatitjes së tyre është tek kombinimi i perimeve të duhura që shkojnë në shije. Foto:Flickr

Sallatat janë një domosdoshmëri, pasi përveç shijes që i shtojnë drekës apo darkës, ato i japin organizmit plot vitamina e minerale.

E gjithë filozofia e përgatitjes së tyre është tek kombinimi i perimeve të duhura që shkojnë në shije.

Edhe sallata që AgroWeb.org ju sugjeron sot është fantastike përsa i përket shijes.

Domatet, qepët dhe majdanozi janë një nga kombinimet më të mira kur bëhet fjala për sallata.

Ky kombinim është shoqëruesi perfekt i pjatave të mishit, peshkut apo gatimeve të brumit.

Ndiqni hapat e thjeshtë që AgroWeb.org ju sugjeron dhe provojeni që sot me të dashurit tuaj.

Përbërësit

2 qepë mesatare të kuqe

3-4 domate mesatare

2 tufa me majdanoz

Lëng limoni

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni qepët.

Duke qenë se do t’i përdorni të freskëta shumë persona nuk e preferojnë djegësinë që ato kanë ndaj dhe këshillohet që të ndiqet ky hap.

Merrni një enë dhe mbusheni me ujë dhe pak uthull apo lëng limoni.

Qëroni qepën dhe zhytini në këtë enë për të paktën 15 minuta.

Më pas nisni t’i grini qepët në feta dhe vendosini në një tas të madh.

Spërkatini me pak kripë dhe me duar shtypini lehtë.

Këto hapa mund t’i shmangi nëse ju pëlqen djegësia e qepës dhe e preferoni sallatën tuaj pak më pikante.

Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të prisni edhe domatet në feta apo kubik dhe t’i bashkoni me qepët e grira.

Në fund prisni edhe majdanozin e freskët dhe bashkojeni me perimet e tjera.

Tani jepini shije sallatës me vaj ulliri, piper të zi, kripë dhe lëng limoni.

Përziejeni mirë në mënyrë që gjithçka të marinohet siç duhet dhe lëreni pak në frigorifer të mbuluar me një qese kuzhine.

Më pas mund ta shërbeni këtë sallatë me çdo pjatë që keni përgatitur pasi është perfekte për të shoqëruar çdo gjë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar6 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix6 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook