Lidhu me ne

Mix

REGJIMI JUAJ USHQIMOR Vegjetariane dhe shtatzënë?!

Nëse jeni vegjetariane, mund t’ju lindë dyshimi se mënyra juaj e të ushqyerit mund të shkaktojë ndonjë problem te foshnja. Mos u shqetësoni! Nëse gëzoni shëndet të mirë, nuk ka arsye pse të mos vazhdoni të ushqeheni si zakonisht edhe gjatë shtatzënisë dhe të sillni në jetë një foshnjë të shëndetshme.

Këshillat janë të njëjta si për ju, ashtu edhe për nënat që nuk janë vegjetariane. Konsumoni ushqime të larmishme dhe sigurohuni që të merrni sasi të ekuilibruara çdo ditë. Nëse do të përfshini në dietë peshkun, qumështin dhe vezët, atëherë do ta keni më të lehtë të merrni sasinë e duhur të hekurit, kalciumit dhe proteinave për të cilat keni nevojë. Nëse nuk konsumoni asnjë nga produktet me prejardhje shtazore (pra, jeni vegjetariane), duhet të mendoheni mirë për ushqimet që do të konsumoni. Ndonjëherë vegjetarianet nuk marrin mjaftueshëm zink, vitaminën B-12, hekurin, kalciumin dhe acidin folik. Për ta shmangur këtë problem, mundohuni të veproni si më poshtë:

1.     Hani të paktën katër vakte në ditë dhe zgjidhni ushqime të pasura me kalcium. Ndër perimet që përmbajnë kalcium mund të përmendim: brokolin, lakrën, fasulet e thara, lëngjet e pasuruara me kalcium, drithërat dhe produktet e sojës. Tejet e rëndësishme është edhe marrja e vitaminës D, e cila e ndihmon trupin ta përthithë më mirë kalciumin. Nëse nuk ekspozoheni shumë në diell, i cili është një burim shumë i mirë i vitaminës D, mundohuni ta merrni atë në formë kapsulash.

2.     Përfshini në dietë më shumë ushqime që ju japin energji. Kjo është shumë e rëndësishme nëse keni probleme me shtimin në peshë. Ndër burimet e kalorive mund të përmendim: arrat, lajthitë, gjalpin e arrës apo lajthisë, farat e ndryshme dhe frutat e thara.

3.      Këshillohuni për suplementet. Shumë gra vegjetariane kanë nevojë për suplemente, siç mund të jetë vitamina B-12. Në varësi të rrethanave, mund të jetë e nevojshme të konsumoni edhe produkte shtazore. Për të qenë të sigurta se çfarë duhet të konsumoni, bisedoni me mjekun ose me një dietolog.

Marrë nga libri ‘Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme’

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook