Lidhu me ne

Mix

Si ta dalloni hipertiroidizmin

Hipertiroidizmi është një çrregullim që nxit tiroiden të prodhojë sasi të tepërta hormonesh në organizëm.

Tiroidja është një gjendër në formën e fluturës që prodhon hormonet e njohura si T3 dhe T4.

Këto hormone rregullojnë përdorimin e energjisë në organizëm, ruajnë ekuilibrat e temperaturës dhe ndihmojnë funksionimin e organeve.

Falë simptomave që ka, hipertiroidizmi mund të ngatërrohet lehtë me probleme të tjera shëndetësore.

Ndër simptomat më të përhapura të hipertiroidizmit janë :

  • Rënia e beftë nga pesha,
  • Oreks i shtuar,
  • Ankth dhe nervozizëm,
  • Luhatje humori,
  • Vështirësi në të fjetur,
  • Djersitje dhe rrahje të çrregullta të zemrës,
  • Lodhje, dridhje duarsh, dhe dobësim të muskujve,
  • Enjtje të qafës e të tjerë

Trajtimet Standarde Të Hipertiroidizmit

Nivelet e larta të hormoneve në trup mund të jenë toksike.

Nëse sëmundja nuk kurohet, ajo mund të shkaktojë probleme me zemrën, humbje të dendësisë kockore, rrezik frakturash e të tjerë.

Përveç medikamenteve që jepen me recetë nga mjeku, një njeri i prekur nga kjo sëmundje mund të konsumojë ushqime të caktuara në të mirë të shëndetit.

Zakonisht, përpara nisjes së një trajtimi, AgroWeb.org ju rekomandon të nisni një regjim ushqimor me pak jod.

Ushqimet E Përshtatshme Për Hipertiroidizmin
Jodi luan një rol thelbësor në prodhimin e hormoneve.

Një regjim ushqimor me pak jod ul sasinë e hormoneve të prodhuara.

Konsumoni kripën pa jod, kafenë pa qumësht, të bardhën e vezës, frutat, arrorët pa kripë, bukë pa kripë, kokoshka pa kripë, tërshërë, patate dhe mjaltë.

Lakrat e vogla, lulelakra, barishtet e egra janë të mira sepse pengojnë tiroiden të shfrytëzojë jodin e të prodhojë hormone.

Vitaminat Dhe Mineralet Më Të Mira
Një person që vuan nga hipertiroidizmi duhet të marrë vitaminat dhe mineralet e duhura.

Hekuri është një prej tyre sepse ndihmon në transportin e oksigjenit në organizëm.

Hekurin e gjeni tek thjerrëzat, spinaqi, arrorët, mishi i kuq, i pulës dhe i gjelit, farat, fasulet, barishtet dhe drithërat.

Seleniumi është një mineral tjetër që e mbron tiroiden.

Ky mineral parandalon dëmtimin qelizor dhe e mban tiroiden të shëndetshme.

Atë e gjeni tek farat chia, kërpudhat, mishi i qingjit, viçit, pulës dhe gjelit por edhe tek orizi dhe farat e lulediellit.

Zinku është i nevojshëm pë renergjinë e trupit, imunitetin dhe tiroiden.

Atë mund ta gjeni tek qiqrat, kakoja, mishi i viçit, qingjit, kërpudhat dhe farat e kungullit.

Hipertiroidizmi i dobëson kockat, dendësia e të cilave mund të rimëkëmbet me trajtimin e duhur me vitaminë D dhe kalçium.

Ushqimet e pasura me vitaminën D dhe kalcium janë spinaqi, bamjet, lëngu i portokallit, mëlçia e viçit, peshku dhe kërpudhat.

Yndyrnat janë gjithashtu të rëndësishme në regjimin ushqimor të përshtatshëm për një person që vuan nga hipertiroidizmi.

Ndër yndyrnat më të shëndetshme, AgroWeb.org rekomandon vajin e ullirit, avokadon, vajin e farave të linit.

Sa i përket erëzave, ekspertët rekomandojnë specat djegës jeshilë dhe piperin e zi.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook