Lidhu me ne

Kioske

Pse vazhdon e flet Yuri Kim kur nuk e di pse u shpall non-grata Berisha?

Nga Ylli Manjani

Pse vazhdon e flet Yuri Kim kur nuk e di pse u shpall non-grata Berisha?

Meqë zonja Kim vijon të bëjë shou mediatik, nuk mund të mos komentojmë mbi ato që tha.

1. Zonja Kim thotë, besoj me shumë sinqeritet, pavarësisht përpjekjes për të mbuluar qelbin e çiban Bashës, se: “unë nuk e di përse Berisha u dizenjua non-grata. As Basha nuk e di”… Shumë mirë, dakord që nuk e di, atëherë ça ke që flet për këtë temë?!

A nuk di?! Si mund të japësh shpjegime për diçka që se di?! Përndryshe cila është e vërtetë, ajo që s’di, apo ato që thotë për korrupsionin e Berishës?!  Zakonisht njeriu që s’di, ndalon së dhëni sqarime për atë që s’di!

2. Zonja Kim, me të drejtë thotë se “… nuk jetoj në botën e hipotezave, por në atë të fakteve..”. Krejt dakord. I coulnd’t agree more. Nuk po e pyesim më për botën e fakteve kundër Berishës sepse ajo nuk i di. Por do kishte qenë mirë të na thoshte ndonjë fjalë për disa fakte nga realiteti që jetojmë. Fjala vjen:

– ç’mendim ka për Edi Ramën që ka sponsorizuar një fushatë elektorale të Obamës? Pati dhe një çështje gjyqësore në Amerikë..

– po për lobimin e Luli Bashës kundër ambasadores Kavalec?!

– po për letër-porosinë që pret ende Prokuroria e Tiranës mbi dëshminë e Nick Muzin?

– po për trafikun e drogës, pastrimin masiv të parave të drogës.

– po për të korruptuarit e opozitës që janë blinduar në SHQUP dhe janë ortakë në kontratat më korruptive të ditës?!

– po për deputetët dhe biznesmenet që thirren për t’u intimiduar përse mbështesin Berishën, ka ndonjë fjalë zonja?!

Natyrisht ajo nuk na e ka borxh të protestojë për çështjet tona. As për dhunën barbare të pushtetit ndaj qytetarëve të pambrojtur. Por meqë ka vendosur të jetojë në botën e fakteve, nuk e nderon injorimi i tyre.

E kuptoj që një diplomat paguhet për të mos thënë të vërtetën, por nëse pretendon se jeton me fakte këto pyetje dhe të tjera ngrihen natyrshëm.

Nejse, kot sa për muhabet sepse për mua nuk ka asnjë rëndësi se thotë një i huaj për punët tona.

Varja. Po lexoja në web një koment editorial te BBC me titull “A po bëhet Amerika e paqeverisshme”?!

Aty flitet për krizë të rëndë demokracie; për ndarjen më të thellë politike që ka ekzistuar ndonjëherë; për krizën e zgjedhjeve; për paaftësinë e Biden; për dhunën në Capitol që përpiqet të eklipsojë djegien e Amerikës në ngjarjet e Black Live Matters, për krizën në Ukrainë, etj.

Flitet madje edhe për idenë e shkëputjes së disa shteteve nga Unioni Amerikan.

Këtë shtet përfaqëson zonja Kim.

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore1 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet1 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske1 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar1 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook