Lidhu me ne

Mix

Tre çajrat e ftohtë bimorë që duhet të pini në verë

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës.

Alternativat industriale për freski dhe hidratim janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm. Këshilla është se, zgjidhja qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin por edhe e pajisin me vitamina dhe minerale.

Roli freskues i erëzave dhe barishteve

Speci djegës dhe luleshtogu stimulojnë djersitjen që ndihmon në nxjerrjen e nxehtësisë nga organizmi.

Barishtet dhe erëzat e tharta, Bari i bletës, agrumet dhe trëndafili i egër kanë gjithashtu efekt qetësues në organizmin. Petalet e trëndafilit, gjethet e mjedrës dhe çaji i zi e freskojnë trupin dhe përthajnë lagështinë e tepërt. Ju mund të bëni çaj të freskët edhe me çaj mali, kamomil apo mente e nenexhik, rekomandon AgroWeb.org.

3 Çajra freskues për stinën e nxehtë të verës

Çaj freskues i kamomilit dhe trëndafilit të egër

Përbërësit:

Çerek filxhani me kamomil

2 lugë gjelle me trëndafil të egër të thatë

1 lugë gjelle me kanellë

Udhëzimet:

Përziejini të gjithë përbërësit dhe hidhini në një kavanoz qelqi. Hidhni ujë të nxehtë sipër tyre dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta. Më pas mbylleni kapakun dhe vendoseni kavanozin në diell për disa orë.

Më pas shtoni mjaltë dhe nëse dëshironi futeni në frigorifer, ose i hidhni akull dhe limon.

 Çaji magjik i ftohtë kamomil-sherebelë-rigon

Përgatitja e këtij çaji kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota.

Ju nevojiten 2-3 kercenj të shkurtër të çajit të malit nga rreth 3-4 cm, 5-6 gjethe sherebele dhe gjysmë luge rigon mundësisht të kuq pluhur, ose 5-6 gjethe të thara rigoni. Hidhini në ujë të nxehtë duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre.

Servireni me akull dhe limon, ose pasi ta keni ftohur në frigorifer.

Çaj i ftohtë me gjethe mjedre ose mente dhe xhenxhefil

Gjethja e mjedrës ka një shije të ngjashme me atë të çajit të zi.

Përbërësit:

1-2 lugë gjethe të thata të mjedrës ose të mentes

1 lugë çaji me petale trëndafilash të thata

1 gotë me ujë të valuar.

1 cm xhenxhefil të prerë në feta, nëse dëshironi,

Udhëzimet:

Vendosini gjethet, petalet dhe në një enë që i reziston nxehtësisë dhe hidhni sipër tyre ujë të valuar.

Shtoni xhenxhefil nëse dëshironi.

Lërini të qëndrojnë për 10 minuta, rekomandon AgroWeb.org.

Ëmbëlsojeni me mjaltë, shtoni limon nëse dëshironi, kullojeni dhe servireni të ftohtë.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook