Mix
Flokët Topuz, Kate Middleton ju tregon cili është sekreti për një kapje perfekte
Nesë do të përmendim stilimin e flokëve menjëherë do na nshkojë mendja tek Kate Middleton. Modeli që jemi mësuar të shikojmë te pamja e jashtme e dukeshës është imituar nga shumë të tjerë.
Dukesha Middleton ka flokë të bukur, të dendur, të shëndetshëm dhe vështirë se fotografohet ndonjëherë me flokë të shpupuritur. Në ndryshim nga Markle, e cila në fillim perferonte topuzin e çrregullt, Kate ka qenë gjithmonë më pranë të rafinuarës.
Flokët e kapura topuz i rrinë gjithnjë në vend dhe nuk i del asnjë fije… Sado të përiqeni t’i kapni në këtë mënyrë, nuk do e arrini kurrë nëse nuk i kapni flokët me një rrjetë të hollë ! Po, po..Ky aksesor, është sekreti i dukeshës! Ajo përdor rrjeta të holla, thuajse të padukshme për të mbajtur topuzin në vend pa lëvizur.
Ndonëse një dukeshë, Kate mbetet një nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe ndoshta koha që i mbetet për të stiluar flokët i është limituar kohët e fundit !