Mix
A e dini cilët janë më gënjeshtarët në marrëdhënien në çift?
Shpesh në një marrëdhënie në çift meshkujt janë ata të cilët përpiqen të ekzagjerojnë numrin e femrave me të cilat kanë pasur seks.
Sipas një studimi, një në 100 britanikë pohojnë se kanë fjetur me më shumë se 100 femra. Studiuesit vendosën të zbulojnë arsyen se përse meshkujt janë më të prirë të gënjejnë për numrin e partnerëve me të cilat kanë pasur seks, ndonëse numri mesatar që raportohet nga meshkujt dhe femrat, të paktën në teori, duhet të jetë i përafërt.
Dr. Kristin Mitchell nga Universiteti i Glasgoë-it, bashkë me kolegët i kanë analizuar përgjigjet e më shumë se 15,000 femrave dhe meshkujve, ndërkaq pas intervistimit të britanikëve të moshave 16-17 vjet kanë zbuluar se meshkujt raportojnë t’i kenë mesatarisht 14 partnerë seksualë gjatë jetës, ndërkaq femrat vetëm 7.
Ndërkaq arsyeja se përse meshkujt gënjejnë për numrin e partnerëve seksualë, sipas një mashkulli që ka dashur të mbetet anonim por që ka marrë pjesë në këtë anketim, thotë se ka qenë presioni.