Kioske
Johnny Depp “burrë zakoni”, rreh gruan :))
Ajo ka bërë akuza të reja drejt tij.
Aktori i njohur Johnny Depp, ka vetëm pak kohë që është divorcuar nga bashkëshortja e tij e dytë, Amber Heard. Ata kanë ndenjur të martuar vetëm një vit dhe tashmë i janë drejtuar gjykatës (lexo këtu). Aktorja ka kërkuar në seancën e fundit gjyqësore një urdhër mbrojtjeje, pasi ka treguar se Johnny e ka dhunuar atë fizikisht. Ky urdhër është pranuar nga gjykatësi, mirëpo Amber ka kërkuar të njejtën gjë edhe për qenin e saj.
Përveç problemeve për ndarjen e pasurisë, tashmë është shtuar edhe akuza e ushtrimit të dhunës fizike në divorcin e tyre. “Gjatë gjithë lidhjes tonë, ai më ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht,” ka thënë Amber. Momentalisht kërkesa e saj për të marrë një urdhër mbrojtjeje edhe për qenin nuk është pranuar./CNN
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu