Lidhu me ne

Radar

Zgjidhet misteri kush e tradhëtoi Anne Frank-un


Një nga misteret e mbetura nga Lufta e Dytë Botërore mund të jetë zgjidhur pasi një ekip ndërkombëtar hetuesish zbuloi emrin e personit që ‘me shumë gjasa’ tradhtoi ditaristen e re hebreje Anne Frank.

Grupi i kërkimit, i cili përfshinte historianë, kriminologë, psikologë, një ekspert të shkrimit të dorës dhe madje edhe një agjent special të FBI-së në pension, kreu një analizë skrupuloze gjashtëvjeçare të ngjarjeve që çuan në zbulimin e aneksit të fshehur mbi një magazinë buzë kanalit të Amsterdamit, ku familja e Anne-s u fsheh për dy vjet deri më 4 gusht 1944.

Studiuesit arritën në përfundimin se skenari ‘më i mundshëm’ është se familja Frank u tradhtua nga noteri hebre Arnold van den Bergh. Hetuesi kryesor Pieter van Twisk është i bindur se babai i Anne-s, Otto, i cili i mbijetoi Holokaustit dhe më vonë botoi ditarët e vajzës së tij, e dinte se njeriu në fjalë ishte përgjegjës, por zgjodhi të mos e zbulonte të vërtetën.

Sipas gazetës holandeze NRC, e cila intervistoi van Twisk, hulumtimi është i pari i këtij lloji dhe u konceptua si një hetim i duhur policor modern. Ai u financua pjesërisht nga crowdfunding dhe nga grante nga qyteti i Amsterdamit, investitorë privatë dhe botues.

Ekipi fillimisht kishte rreth 30 versione të mënyrës sesi ngjarjet mund të ishin shpalosur, por lista masive e emrave dhe linjave të hetimit u shkurtua ngadalë.

“Frank ishte shumë i shqetësuar me antisemitizmin që u rishfaq pas luftës. Ai ndoshta kishte frikë se kjo do të përdorej për të thënë: shikoni, ata hebrenj i bënë të gjitha vetë.” – shpjegoi van Twisk.

Arnold van den Bergh ishte një anëtar themelues i Këshillit Hebre, i cili ndihmoi në organizimin e dëbimit të hebrenjve dhe mori pjesë në mbledhjet e departamentit të emigracionit, i cili përpilonte listat për dëbim.

Megjithatë, sipas studiuesve, ai ishte i motivuar të hiqte dorë nga familja Frank për të shpëtuar të tijën. Heqja dorë nga një informacion i tillë ishte një mënyrë për të mbrojtur veten dhe familjen e tij, thanë ata.

Një letër anonime e marrë nga Otto Frank pas çlirimit, duke treguar për van den Bergh, u analizua dhe u vërtetua duke përdorur metoda moderne. Studiuesit thanë se van der Bergh kishte njohurinë, motivin dhe mundësinë për të treguar vendin ku fshihej familja Frank. Ai dhe familja e tij mbijetuan e vdiq nga kanceri i fytit në vitin 1950.

Hetuesit pranojnë se provat e mbledhura ndoshta nuk do të mjaftonin për të bindur një gjykatë, por ata thanë se ishte skenari më bindës që gjetën.

“Është një rast rrethanor, siç janë shumë raste. Në zgjidhjen e krimit të sotëm, ata duan prova pozitive të ADN-së ose kasetë vëzhgimi me video. Ne nuk mund t’ju japim asnjë nga këto. Por në një rast historik kaq të vjetër, me të gjitha provat që kemi marrë, mendoj se është goxha bindës.” – tha për CBS ish-agjenti i FBI-së, Vince Pankoke.

Hollësitë e hetimit janë përshkruar në një libër të ri të quajtur ‘Tradhtia e Anne Frank’, nga Rosemary Sullivan, si dhe në një dokumentar të CBS.

MË TEPËR

Mix12 minuta më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix21 minuta më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix3 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix3 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar6 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar6 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook