Radar
“O plehrë!” – Takimi i Bashës me gratë dhe vajzat në Tiranë shoqërohet me protesta, të rinjtë i gjuajnë makinën me vezë
Në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të Lëvizjes Demokratike të Gruas, ai është pritur me protesta nga një grup të rinjsh të FRPD-së por edhe nga gra e vajza.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha e kanë pritur Bashën jashtë lokalit ku po mbahet takimi në zonën pranë RTSH-së dhe kanë gjuajtur me vezë drejt makinës së tij.
Basha ka arritur të hyjë brenda në lokal i shoqëruar me truprojat e tij, por takimi ka nisur me vonesë.
“Edi Basha, o plehrë, ik, ik, ik!”– ishte një nga thirrjet e protestuesve.
Ish kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me këtë incident në rrjetet sociale duke publikuar disa foto nga protesta.
“Lul Kimiku pritet me protesta dhe vezë nga ata që i hodhi gaz dhe helm!”– shkruan ai.