Radar
Video/ Rama i bën dhuratë presidentit Erdogan: E kam bërë me këto duar, jam artist serioz
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje vizitë një ditore në Tiranë, ku u firmosën edhe 7 marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare, në fushën e arsimit e ligjeve.
Gjatë takimit me kryeministrin Rama, ky i fundit i ka dhuruar presidentit turk një vepër të punuar nga vetë ai. Në bisedë, Rama i tregon veprën Erdogan-it, dirsa ky i fundit e komplimentin duke i thënë se “është shumë e mirë”. Kryeministri i bën me dije “se është një artist serioz” dhe se “artin e tij e kupton më mirë zonja e presidentit”.
Pjesë nga biseda:
Rama: E kam bërë vetë. Me këto duar.
Erdogan: Është shumë e mirë.
Rama: Jam artist serioz unë. Në shtëpi duhet të shkojë kjo. Se e kam parë se zonja e kupton më mirë artin tim. Vetëm duhet ta mbajmë me kujdes.
Erdogan: Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë.