Radar
Berisha: Erdogan ndërhyri brutalisht në zgjedhjet shqiptare, i dhuroi Ramës një spital elektoral
Ish-kryemin istri Sali Berisha ka pasur shumë rezerva për vizitën e presidentit turk Erdogan në Tiranë. Ndër të tjera, ish-kryeministri theksoi se presidenti turk ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shqipërisë.
Në “Quo Vadis”, Berisha ka treguar se Erdogan i ka bërë dhuratë Ramës, një spital që e konsideron si elektoral, duke theksuar se kjo ishte po ashtu një arsye që e detyroi mos të ishte në Kuvend.
“Kishte një motiv tjetër mungesa ime. Erdogan ndërhyri në mënyrën më brutale në zgjedhjet e Shqipërië. Priti me pompë në pallatin e tij kundërshtarin e opozitës, i bëri dhuratë një spital që u zotuat ta inaguronte para zgjedhjeve. Ishte spital elektoral spital për vota. Kjo është e papranueshme në kundërshtim me çdo parim demokratik. Kjo është një arsye që s’do isha sot në Parlament. Fjala që mbajti për atë grup shqiptarësh, nuk mund të sillesh në atë mënyrë”, tha Berisha.