Lidhu me ne

Temporal

Mbreti Viktor Emanueli dhe vizita në komunitetet fetare

Mbreti Viktor Emanueli dhe vizita në komunitetet fetare

Historia e panjohur e atentatit në Tiranë ndaj Viktor Emanueli i III -  Liberale


Mbreti i Italisë, Shqipërisë dhe Perandori i Etiopisë Viktor Emanueli i III-të në datat 10-17 maj 1941 vizitoi Shqipërinë, ku pas mbërritjes në aedromin e Laprakës me një automjet të zbuluar u nis drejt qendrës së kryeqytetit, duke përshkuar rrugën e Durrësit, e cila ishte e mbushur në të dy krahët nga mijëra e mijëra banorë të Tiranës dhe qyteteve të tjera përreth, që kishin ardhur atë ditë për të parë mbretin e ri të tyre.

Vizitën e parë, Mbreti Viktor Emanueli e bëri në Xhaminë e Sulejman Pashës në qendër të Tiranës, dhe më pas ai vizitoi edhe Katedralen Katolike dhe atë Ortodokse të kryeqytetit.Ja si e përshkruan gazeta “Tomorri” vizitën në objektet e kultit:


Vizita në falëtoretDita e dytë Shqiptare e Mbretit Perandor i’u kushtua vizitës së tempujvet të komuniteteve të ndryshme fetare, shprehje e lirisë shpirtnore së popullit, si dhe vizitës së vepravet të reja që po pasurojnë Tiranën duke i shtuar fuqinë dhe bukurinë, duke i dhënë jetës, forcë e vrull, në strukturën e shëndoshë të Shtetit të ri Fashist.Midis vizitës së të tre tempujvet dhe invokimit të bekimeve, midis lutjevet të nxehta të popullit dhe midis ambientit të vepravet botërore që po krijohen në hapsirën e shkëlqyer dhe të gjerë të Sheshit të Fitores, Sovrani kaloi para rrethimit të formacioneve të Rinis së Liktorit Shqiptar.


Vizita në xhamiDuke u nisur prej Pallatit Mbretnor në orën 9 para drake, M.T. Mbreti Perandor vizitoi së pari Xhaminë e Vjetër. Gjatë rrugës “Francesco Jacomoni”, rrugës “28 nëntori” Sheshit “Skanderbeg” dhe shëtitores “Viktor Emanueli III”, ishin të rreshtuar bataljonet e regjimentit të 50-të të kambsorisë, të divizjonit “Parama” dhe skuadrionet e kalorsisë dhe të lanciervet t’Aostas.

Pranë shatrivanit kishte zënë vend Banda e Bashkisë. Prapa parmakëvet qendronte populli që festonte dhe deshte të përshnesi përsëri Mbretin e vet.Shoqëruar prej Kontit Çiano, Minstër i Punëve të Jashtme, prej Shk. Jakomoni, prej Sh. Vërlaci dhe personelit të Suitës së tij të Shtëpisë Mbretnore, prej funksionarësh të naltë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Mëkambësisë së Përgjithshme, M. T. Mbreti, Perandor pak mbas orës 9 arrijti në Xhaminë e Suljeman Pashës.

Në hyrje të Xhamisë kishin dalë të presin Sovranin, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Kryetari Botënor i sektit të Bektashinjëve, Kryetari i Shoqatës kulturale myslimane “Drita Hyjnore”, shumë dinjitarë dhe kryetarë fetarë, si dhe një numër i madh besnikësh. Përfaqësonin Qeverinë dhe autoritetin e Shtetit Shkëlqesa Toçi, Kryetari i Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ dhe Shkëlqesa Anton Beça, Ministër i Bujqësisë e Pyjevet. Turma që ishte e grumbulluar prapa parmakëve, i bëri Sovranit një manifestim të nxehtë enthusiazmi.

Shoqëruarë prej kryetarvet fetarë dhe prej personaliteteve të suitës Mbreti Perandor hyri në Xhami ku filloi lutja fetare çelur me një fjalim të Kryemyftiut të Tiranës Em. T. Muharrem Mullahit, i cili mbasi lartësoi vetijat e shkëlqyeshme të Shtëpisë Savoia, hovin e dhënë prej Fashizmit jetës së re të Shqipërisë dhe përparimin…

Të rjedhur prej bashkimit të lumnueshëm të Shqipnisë me Komunitetin perandorak të Romës, invokoi bekimin Hyjnor mbi Madhnin e tij Mbretin Perandor dhe mbi fatet e të dy popujvet të bashkuarë.

Në mbarimin e lutjes fetare, Mbreti Perandor u ndal t’admirojë pikturimet murore që zbukuroijnë tempullin, duke u interesuarë rreth arqitekturës së saj artistike edhe pastaj u shtërngoi dorën Kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe dinjitarëvet fetar, që kishin dalë t’a përcjellin.”


Në Kishën OrthodoksëNë hyrje të Kishës Orthodokse, ku ndodheshin me pritë Sovranin Shkëlqesat, Koliqi e Vrioni dhe Shk. Parinin Inspektor i P.N.F., Mbreti Perandor u prit prej Kryetarit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe nga parija e kësaj Kishe Imz. Kisi, i cili ishte veshur me rrobat e shenjta të rastit me shenjat e gardës së tija, e shoqëroi Sovranin te Kathedra Kryepiskopale ndërsa në Kishë gjëmonin brohoritjet e besnikëvet që e mbushnin plot. Pastaj u bë lutja fetare e kënduar prej vetë Imzot Kisit, me pjesmarrjen e Korit mikst. Imzot Kisi mbajti pastaj këtë fjalim: “Madhënisë, Populli shqipatr, i prekur prej nderit të madh që i bëni me këtë vizitë Mbretnore, ju pret me manifestime gëzimi e besnikërije të thellë.

Gjatë ditëve që do të denjoni të qëndroni në tokën e Atdheut t’onë, do të bindeni, Madhni, se populli shqiptar ju do dhe ju adhuron me një dashuri që mburon, prej shpirtit të tij, me atë dashuri të pakufishme që ushqen kundrejt, Madhërisë s’Uaj, edhe i gjithë populli italjan

Populli shqiptar, ju do se nën hijen e Dinastisë së lavdishme Savoia edhe në bashkimin e tij me Italinë perandorake sheh të vetmen garanci të prosperitetit të tij, të vetmen garanci të lirisë e të traditavet t’ona kombëtare. Populli shqiptar ju do se për hir të këtij bashkimi fatlumë po plotësohet sot ëndërra e Shqipërisë së Madhe që ka ushqyer kaq brez patriotësh, ëndërra që fatlumtërisht është në realizim e sipër.

Edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, duke interpretuar me anën t’ime ndjenjat e devozionit e të besnikërisë së të gjithë Orthodhoksëvet, ju uron mirëseardhjen, i lutet Zotit t’ju dhurojë shëndet e jetë të gjatë, të forcojë miqësinë, shekullore të të dy popujvet t’Italisë e të Shqipnisë dhe t’ju falë Ushtrivet t’ona glorioze Fitoren e plotë”.


Në Kishën KatholikePastaj u bë vizita në Kishën Katolike, ku përfaqësonin Qeverinë Shk. Mborja e Bushati. Në hymje të kishës M. T. Mbreti Perandor u prit prej Kryeipeshkvit të Durrësit Imz. Vincene Prendushi, i cili vishte teshat pontifikale dhe i paraqiti që M. T. e puthi.

Gjithashtu ndodheshin pranë Imzot Thaçi, Kryeipeshkev i Shkodrës, Provinçjali i Etënvet Jezuitë dhe përfaqësi të klerit e të shoqatavet katolike, Baldakini, ndënë të cilin Mbreti Perandor vazhdoi për të hyrë në kishë parakalohej nga vajza të vogla të veshura me të bardha që hidhnin lule. Imz. Prendushi, i ndihmuar prej klerit bani lutjet fetare përcjellun me kangë të korit. Në dalje të kishës M. T. Mbreti Perandor pati një përshëndetje të re nderimin nga ana e turmës që përsëriste brohoritjet e tija.

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix19 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix19 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix19 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix19 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook