Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin

Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin

Në 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendi është përballë një armiku më të rrezikshëm se diktatori komunist.

Ai tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.

“Ne krenohemi sot në një ditë historike, sepse rrënjët e shkuara janë të domosdoshme për t’u njohur dhe nderuar, në mënyrë që e ardhmja të jetë ajo që duam. Ne jemi një parti e traditës, ne nuk heqim dorë nga tradita jonë.

Ne e respektojmë atë, ndaj jemi vërtet një parti konservatore. Ne nderojmë rrënjët tona dhe historikun tonë sepse duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë.

U zgjodha president në vitin 1992 dhe jetoja në Brrakë të Tiranës. Çdo ditë kaloja pranë sheshit Skënderbej. Sheshi ishte i mbushur me të papunë. Ndjeja një keqardhje të jashtëzakonshme. Bashkëshortja ime shkonte çdo ditë në dyqane bosh dhe merrte të shara sistematike nga komunistët për dyqanet bosh.

Në atë kohë ne kishim vetëm besimin tonë të madh te liria. Kishte shumë pak para në xhepa, kishte varfëri, kishte papunësi. Por kishte shpresë. Pse na shërben ne kjo? Ne përsëri kemi shumë mungesa. Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por ata janë njerëzit më të lirë të vendit. Ne vërtet vuajmë, por jemi më të pasurit në ideale, më të pasurit në atdhetari. Ata besojnë se do ia dalin dhe do ia dalim.

Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,-tha Berisha.

Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin
Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin
Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin
Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook