Mix
iPhone 14 Pro do të mund të ketë dy “hapje” për sensorët në ekran
Burime të ndryshme pretendojnë që kompania amerikane Apple, do të implementojë dizajnin me dy hapje të iPhone të ri.
Prej kohësh qarkullojnë informacione se fytyra nga ekrani do të largohet nga seria e iPhone 14.
Megjithatë, debate të shumta po zhvillohen rreth asaj se çfarë do të bëjë Apple me kamerën ballore dhe me sensorin për Face ID.
Sipas Ross Young, konsulent dhe analist në industrinë e ekraneve, iPhone 14 Pro do të ketë dy hapje – i ashtuquajturi “punch hole” si dhe hapja shtesë pranë saj.
Këto lloj hapje për sensorët në ekran, e konfirmojnë edhe fotografitë e panelit të ekranit që janë shfaqur në internet.
Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me sensorin e Face ID, e disa pretendojnë se ai nuk do të largohet para vitit 2023.