Lidhu me ne

Kioske

Sali Berisha është themelues, drejtues, leader i Partisë Demokratike. Ai është vetë PD-ja. Çdo qelizë e PD ka në ADN e saj Berishën.

Ylli Manjani: Sa të jetë gjallë, PD-ja është e Tij.

Nga Ylli Manjani

Me thënë të drejtën më çudit shumë tendenca për të fshirë sy për sy realitetin.

Sali Berisha është themelues, drejtues, leader i Partisë Demokratike. Ai është vetë PD-ja. Çdo qelizë e PD ka në ADN e saj Berishën.

Dhe Berisha është gjallë. Ndaj nuk ka asnjë diskutim që sa të jetë gjallë PD është e Tij.

E kuptoj që ka njerëz që nuk e duan, madje e urrejnë Berishën. Unë vetë mbetem kritik ndaj tij. Por kjo nuk do të thotë të mos pranojmë të vërtetën absolute që Berisha është PD-ja. Pavarësisht na na pëlqen apo intereson, kjo është e vërteta.

Kritikët tradicionalë të Berishës dhe abalistët e qeverisë e dinë këtë gjë. Të mos bëjnë sikur u dhimbset PD-ja, se është hipokrizi bajate. Unë vetë nuk mendoj se PD do jetë më e mirë me Berishën, por pranoj se PD është Berisha dhe se ato ekzistojnë në simbiozë llogjike. Nuk ka PD pa Berishën dmth. Na pëkqen ose jo, duhet pranuar kështu.

E kuptoj edhe llogjikën tezës së bashkimit vullnetar të njerëzve në një parti. Por qartësisht demokratët mblidhen rreth Berishës me një fërshëllimë.
Ky është fakt, jo oponion!

Ndaj ti thuash PD se skeni punë me Berishën dhe anasjelltas, do të thotë të mos ekzistojë PD-ja. Kjo e fundit pushon së ekzistuari nëse Berisha heq dorë prej saj.

Edhe uzurpatorët e saj të sotëm që po vijojnë të pasurohen në emër të PD e dinë këtë gjë. Ndaj kanë hyrë në bunker.
Nuk kanë asnjë shanc të jenë PD-ja më , nëse vijojnë në armiqsi me Berishën. Por nga ana tjetër ata as nuk kanë fuqi ta mbyllin PD në bunker siç janë mbyllur vetë, për sa kohë merr frymë Berisha.

Le pastaj kur flasin me kompetencë idiote pse u themelua PD, kur themeluesi është gjallë dhe i fortë… Qesharakë pa fund!

As teza që PD u nda nuk qëndron. Do ndahej nëse Basha do ishte në betejë me një të rrangut të vet dhe Berisha të mos ishte prezent. Por në betejë me Berishën PD mund të rrudhet nga pastrimi prej mercenarëve, zabtuesve apo protagonistëve njëpërdorimësh, por nuk ndahet.

Për sa të marrë frymë mbi tokë, simbioza Berisha-PD është e tillë.

Lodhen kot të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë të vërtetë të dukshme.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook