Radar
Projekti për kulla në selinë e PD, Bardhi: Kam zero informacion, pyesni Veliajn dhe Berishën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është pyetur lidhur me projektin për ndërtimin e kullave në truallin e selisë së PD.
Pavarësisht se projekti ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, Bardhi i ftuar në Opinion thotë se nuk ka informacion për këtë projekt.
Ai përgjigjet se për këtë projekt duhet të pyetet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish kryeministri Sali Berisha.
“Kam zero të dhëna deri ditën kur u përdor si mashtrim publik nga Berisha se në truallin e PD do ndërtohen kulla në truallin e selisë.Nesër do shkoj të marr informacion. PD do vazhdojë të qëndrojë në selinë qendrore të PD. Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Bershën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.