Mix
Pse dobësohemi në verë?
Vera është stina ideale që ndihmon në dobësimin e secilit nga ne. Sipas studimeve të shumta të realizuara në lidhje me këtë fenomen rezulton se është prania e diellit ajo që ndihmon për të rënë në peshë.
Drita shumë intensive gjatë ditës,duke depërtuar në lëkurë arrin qelizat yndyrore sipërfaqësore dhe i bën ato të shkrihen. Pikat e lipideve në fakt bëhen më të vogla dhe nxirren më lehtë përmes membranës qelizore. Në dimër, prania e ulët e dritës do të favorizonte efektin e kundërt dhe për këtë arsye akumulimin e yndyrës.
Përvecc shpjegimit që japin ekspertët, duhet të keni kujdes nga dielli, mos të ekspozoheni për orare të gjata pasi dëmtoni kështu shëndetin dhe rrezikoheni nga djegia.
Nuk duhet të qëndroni në diell me mendimin se sa më shumë të qëndroni aq më shumë kilogramë do të humbisni, sepse ende nuk është e qartë nëse është intensiteti apo kohëzgjatja e dritës ajo që aktivizon mekanizmin e shkrirjes së yndyrës.