Lidhu me ne

Mix

Tek cilat ushqime gjendet pigmenti që i jep lëkurës ngjyrë?

Që të funksionojë siç duhet, të jetë i shëndetshëm dhe në formë, organizmi ynë ka nevojë për një grup nutrientësh në të cilin bëjnë pjesë proteinat, vitaminat dhe kriprat minerale. Përveç këtyre elementeve, ekzistojnë edhe substanca që të cilat edhe pse nuk klasifikohen tek nutrientët thelbësorë, kanë gjithsesi një rol të rëndësishëm për shëndetin; Si rasti i karotenoideve ose pigmenteve bimore me natyrë lipidike që njihen për ngjyrën e kuqe, portokalli dhe të verdhë. Në familjen e karotenoideve bën pjesë edhe betakaroteni. Le të zbulojmë vetitë e tij dhe motivet pse marrja e përditshme rekomandohet për mirëqenien e trupit.

Çfarë është betakaroteni

Përveçse një burim kryesor i vitaminës A, i njohur edhe si retinol, betakaroteni është një antioksidant i fuqishëm. Ky pigment arrint të largojë me efikasitet shfaqjen e radikaleve të lira, molekula të pranishme në organizmin tonë të cilat, nëse prodhohen me shumicë, bëhen shkak për plakjen e parakohshme të qelizave.

Përveç vetive antioksidante, betakaroteni garanton benefite të mëdha për trupin tonë. Mes funksioneve të ndryshme, ky pigment bimor:

  • Ka efekt pozitiv tek shikimi
  • Kujdeset për shëndetin e lëkurës, duke parandaluar djegiet e diellit
  • Mbron mukozat nga infeksionet
  • Kujdeset për rritjen e shëndetshme të kockave
  • Përmirëson kushtet fizike tek të moshuarit

Ku gjendet betakaroteni

Burimet ushqimore të betakarotenit janë frutat, por edhe drithërat, vajrat e perimet me ngyrë të verdhë. Mund ta gjeni betakarotenin në ushqime si:

  • Kajsitë
  • Pjeprat
  • Kungujt
  • Patatet e ëmbla
  • Specat
  • Domatet
  • Spinaqi
  • Panxhari
  • Brokoli

Ushqimi më i njohur si burim i karotenit përfaqësohet nga karaotat. Jo rastësisht emri ‘karotenoide’ derivon pikërisht nga zbulimet nutricionale tek vetë karotat.

Dozat e duhura të Betakarotenit

Nevojat ditore të një personi të rritur për Betakaroten variojnë midis 2 dhe 4 mg në ditë. Është një sasi që mund të jetë lehtësisht e asimilueshme përmes një ushqyerje të ekuilibruar.

Mungesa e Betakarotenit

Nuk regjistrohet një sintomatologji specifike kur ka një mungesë betakaroteni në trup, por mund të lidhet me të njëjtat simptoma të mungesës s vitaminë A. Në një rast të tillë mund të përfshihen simptoma si:

  • Probleme me shikimin
  • Probleme me lëkurën
  • Predispozitë ndaj infeksioneve
  • Vështirësi në procesin e rritjes

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime18 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix20 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix20 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix20 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore20 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar21 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook