Mix
Mësoni sekretet e mbrojtjes së syve nga kompjuteri
Kompjuteri vitet e fundit është bërë mjeti kryesor për secilin në punë. Shumë njerëz tashmë pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë para kompjuterit.
Shpesh nga qëndrimi i tepërt para tij mund të kemi problem me lodhjen e syve, ndaj është e rëndësishme që për të shmangur këtë këshillohet ndërprerje e herë pas hershme.
Sipas një studimi të realizuar nga lidhja e oftalmologëve gjermanë rezulton se pacientët përmendin si problem sytë e tharë, vizion të mjegulluar, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës dhe lodhje. Efikase ndaj kësaj janë që të bëhen pushime të vogla, si dhe mbajtja e bimëve në zyrë.
Bimët ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve të thatë, pasi shtojnë lagështi. Përveç kësaj, mbajeni monitorin në kënde të drejta në raport me dritaren dhe dritat për të shmangur ndriçimin direkt.
Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm ndaj pranisë së gjatë para rrezatimit të kompjuterit, përpiquni që herë pas herë të bëni pushim të shkurtër.