Mix
Je i bukur, ja problemet që hasni në punë
Bukuria është një fenomen shqetësues jo vetëm për femrat por dhe për meshkujt. Një mashkull simpatik e ka shumë të vështirë ngritjen në detyre, pasi shikohet me dyshime nga drejtuesit.
Ata konsiderohen si faktor frike nga punëdhënësit dhe menaxherët, të cilët nuk i avancojnë në detyrë.
Pa marrë parasysh se sa të aftë janë, atyre u krijohen barriera të ndryshme, nga kolegët meshkuj dhe kryesisht nga shefat.
Nga frika se ata mund të arrijnë shumë, e me gjithë dukjen e mirë ata do të marrin pushtet të madh, meshkujve të mirë në dukje, u shkelen shumë të drejta, vetëm që të mos bëjnë përpara.
Studiuesit kanë bërë hulumtime të ndryshme, ku është gjetur se meshkujt e bukur dhe atraktiv, e kanë më të vështirë të depërtojnë dhe të arrijnë karrierë.