Lidhu me ne

Mix

Mustaqet e misrit- Si përdoren për të ulur sheqerin në gjak

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndomta, kanë aftësi të mëdha shëruese.

Edhe Shqipëria ka qenë pjesë e këtyre qytetërimeve me nuhatje të mirë ndaj produkteve të veçanta me vlera mjekësore dhe shëruese. Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, pikërisht prej këtyre vlerave. Fijet e holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.

Për shumë fermerë shqiptarë, ‘maydis’ ose mustaqet e misrit po kthehen në një mënyrë të mirë për të pasur disa të ardhura më shumë në familje. Pikërisht ajo mustaqja që më parë hidhej, tani del që kërkohet në tregjet ndërkombëtare.

Arsyet pse shumë kompani evropiane i kërkojnë me ngulm në tregun shqiptar ka të bëjë me faktin që vetëm në vende si Shqipëria, misri i mbjellë është farë origjinale dhe jo e modifikuar gjenetikisht, ndërkohë misri i kultivuar në pjesën më të madhe të botës është rezultat i bioteknologjisë.

“Ne i eksportojmë mustaqet e misrit në Itali dhe Gjermani. Ndërkohë që sektorët që e kërkojnë më shumë janë nga farmaceutika dhe kozmetika”, thotë Sokol Proja, i cili i mbledh mustaqet e misrit nga zona e Lushnjës.

Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Konsumatorët shqiptarë mund ta gjejnë këtë produkt në farmacitë bimore, pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, dyqanet organike, madje edhe në disa farmaci bujqësore.

Si përdoren mustaqet e misrit?

Mustaqet e misrit, sipas të dhënave, përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër.

Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.

Vlerat e mustaqeve të misrit

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit listuar:

1. Trajtojnë infeksionet urinare.
2. Luajnë rol diuretik.
3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
4. Shmangin mpiksjen e gjakut.
5. Ulin tensionin e gjakut.
6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak
7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
8. Luftojnë kolesterolin.
9. Janë burim i vitaminës C.
10. Përdoren kundër obesitetit.

Përdorimet për lëkurën

Mustaqet e misrit mund të përdoren edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat. Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës. Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak.

Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë. Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pijnë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek. Nëse përdorni medikamente për hollimin e gjakut, atëherë pirja e këtij çaji do zhvlerësojë punën e medikamenteve.

Si të përgatisni çajin e mustaqeve të misrit

Metoda e parë

Kjo është metoda më e përhapur dhe për të do t’ju nevojiten:
• Mustaqe të thata ose të njoma të misrit
• Ujë
• Lëng limoni

1. Ziejeni ujin për pak kohë.
2. Hidhni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
3. Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe.
4. Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë.
5. Disa njerëz shtojnë lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm dhe aromatik.
6. Çajin e mbetur mund ta mbani në frigorifer për pak ditë.

Metoda e dytë

Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit. Për këtë metodë, ju nevojiten:
• Mustaqe të thata të grira
• Ujë
• Mjaltë

1. Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier
2. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak.
3. Shtoni mustaqet e misrit në ujë.
4. Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë.
5. Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë.
6. Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix10 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix12 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix13 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix13 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar16 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar16 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook