Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi tradicionale shqiptare / Jufka Të Shijshme me Qofte Shtëpie – Nga Më Të Mirat e Traditës

nga AgroWeb

Jufka me Pulë. Foto: Flickr

Jufkat, aq të mira dhe të buta, janë një nga traditat më të dashura të kuzhinës shqiptare.

Të gjithëve na ka rënë rasti si për t’i përgatitur vetë të freskëta në shtëpi, por edhe nëpër restorante.

Receta më e përhapur ëshë pikërisht ajo e jufkave me pulë, e cila përgatitet nga amvisat dibrane në mënyrë të shkëlqyer.

Por AgroWeb.org jus jell një recetë të re, me përbërësin kryesor pikërisht jufkat.

Është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe do t’iu kërkojë shumë pak kohë.

Jufkat me qofte shtëpie janë një recetë shumë e lehtë dhe perfekte për të mbledhur pranë tryezës të dashurit tuaj.

Përbërësit që ju nevojiten

500g jufka

600g mish të grirë

1 qepë mesatare të grirë imët

Gjysmë gote uji me bukë të thekur të thërrmuar

1 gotë uji me salcë kosi

2 gota uji me qumësht

3 lugë gjelle me gjalpë

2 lugë gjelle me miell

1 gotë me lëng mishi

Kripë

Piper i zi

3-4 thelpinj hudhër

1 vezë

1 tufë me majdanoz

1 lugë gjelle me vaj ulliri

Përgatitja e qofteve të shtëpisë

Hapi i parë është të ngrohni furrën në 180-200 gradë, në varësi të sobës suaj.

Në një tas të madh hidhni mishin e grirë dhe me lugë druri përpiquni ta ndani në pjesë sa më të vogla.

Shtoni më pas bukën e thekur të thërrmuar, vezën, hudhrën e grirë, kripë, piper, 2 lugë gjelle me qumësht, qepën dhe punojeni sa të lidhen përbërësit.

Me një lugë gjelle jepini përzierjes me mish, formën e qofteve të vogla të rrumbullakëta.

Merrni një tavë dhe vendosini qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre.

Futini për t’i pjekur për 15 minuta ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Përgatitja e jufkave

Pasi të jenë pjekur lërini mënjanë, ndërkohë përgatisni jufkat dhe salcën me qumësht.

Në një tigan të madh shkrini gjalpin në zjarr mesatar.

Shtoni miellin dhe hudhrën e grirë dhe kaurdisini për 1-2 minuta.

Shtoni lëngun e mishit të pulës, salcën e kosit dhe qumështin në tigan dhe përzjejeni derisa salca të trashet.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe djathë të bardhë për një shije më të mirë.

Sapo të fillojë të mpikset uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë edh për 2 minuta të tjera.

Ndërkohë keni vënë në zjarr një tenxhere me ujë për jufkat.

Kur uji të valojë, hidhni brenda jufkat dhe lërini sa të zbuten, por jo plotësisht.

Kullojini dhe hidhini në një tave të lyer mirë me vaj ulliri.

Mbulojini me salcën që përgatitët dhe në fund vendosni edhe qoftet.

Futini në furrë për 10-15 minuta ose derisa jufkat të kenë thithur lëngun e salcës dhe tava ka marrë një ngjyrë të bkur të artë.

Lëreni të ftohen pak, dhe shërbejini të ngrohta duk i shoqëruar me sallata të freskëta./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook