Lidhu me ne

Radar

Fatos Lubonja: Përçarja në PD, strategji e Ramës për të eliminuar opozitën

Lubonja: Përçarja në PD, strategji e Ramës për

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja ka komentuar në emisionin “Real Story” në News 24 zhvillimet e fundit politike në vend, duke u fokusuar te protesta e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD.

Lubonja thotë se, i vetmi qëllim i Ramës është eliminimi i kundërshtarëve politikë dhe më konkretisht i opozitës.

Sipas Lubonjës, Rama deri më tani ka arritur të ketë në kontroll të gjithë pushtetet dhe kjo sipas tij ka shkaktuar edhe një rrezik të madh për vendin.

“Nuk dua të fokusohem tek lufta se kush do të marrë timonin e PD, por anijen e PD dua ta shoh në tërësi brenda gjithë kontekstit ku lundron për të kuptuar çfarë po ndodh me këtë opozitë.

Unë kam theksuar se Rama që kur ka marrë pushtetin ka ndërtuar një strategji pushteti nëpërmjet eliminimit të kundërshtarëve, kapjes së institucioneve, mediave, ekonomisë pushtetit duke ndërtuar edhe aleanca dhe lobime me SHBA.

Unë shoh një rrezik të madh të ndërtuar nga Rama, ku rreziku kryesor është eliminimi i PD dhe opozitës si kundërshtar dhe kam parë edhe nxjerrjen jashtë loje të LSI.

Por tani me këtë që ndodhi ka lënë për të shpartalluar bazën e PD. Nga ky këndvështrim unë shoh suksesin e një strategjie antishqiptare, përtej gëzimit që mund të ketë Rama që i quan kufoma politike.

Unë shoh se Basha ka përgjegjësi të parë kryesore për paaftësi politike për t’ju përgjigjur këtyre strategjive të Ramës, pra kanë rënë pre ose janë bërë bashkëpunëtor. Kjo është ajo që unë kam parë.

Një strategji e arritur për keq në mënyrë diabolike dhe nga ana tjetër njerëz të paaftë që nuk kanë ditur t’i përgjigjen sepse qëkur pranuan reformën në drejtësi pavarësisht se e dinin se ishte për tu kapur drejtësia…

Këta janë një opozitë e paaftë dhe kulmin e paaftësisë e treguan pas 25 prillin ku as nuk mbrojtjen masakrën zgjedhore. Pastaj arritën kulmin pas shpalljes non-grata të Berishës”, – tha Lubonja. /BW

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook