Radar
CNA publikon financimet e inceneratorëve dhe për median e Carlo Bollinos
CNA ka publikuar ditën e sotme pagesat që kompanitë e inceneratorëve kanë bërë edhe për median e drejtuar nga Carlo Bollino.
Por ashtu si në rastin e “News 24”, financimi ka qenë thuajse “sekret i hapur” pasi reklama e inceneratorëve në median Shqiptarja.com ka qëndruar e hapur.
Sipas dokumenteve të publikuara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.
Sipas tabelës më poshtë, bëhet fjalë për shtatë pagesa, të ekzekutuara konkretisht nga muaji shkurt 2021, deri në muajin korrik 2021.
Në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos 4.432.771 lekë.
Ndër rastet e pagesave më problematike mbetet ajo në emisionin “Top Story” pasi autori i këtij emisioni ka goditur bizneset rivale të këtij inceneratori me të ashtuquajtura investigime.
Ndërsa Hashtag.al, ka mësuar kohë më parë se Endrit Habilaj autor i emisionit “Top Story” ka marrë angazhim nga ish-ministri Damian Gjiknuri dhe biznesmeni Mirel Mërtiri për të bërë punë operative informuese ndaj pronarëve të disa portaleve që nuk kanë pranuar të çedojnë në çështjen e inceneratorëve, që më pas t’i shantazhonin këto portale nëpërmjet goditjes në emisionin e lartpërmendur.
Që prej vitit 2019, Habilaj është përpjekur të mbledhë informacione ndaj portaleve në shënjestër, por pa mundur dot që të ketë sukses në gjetjen e ndonjë të dhëne kompromentuese.