Lidhu me ne

Mix

Sa herët mund të diagnostikoni autizmin?!

Autizmi është i zakonshëm. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nga çdo 59 fëmijë 1 është diagnostikuar me autizëm. Kjo është një rritje e dukshme nga viti 2000, kur vetëm 1 në 150 fëmijë ishte diagnostikuar me autizëm.

Ka shumë që nuk dimë për autizmin, siç janë saktësisht faktorët  që e shkaktojnë atë ose pse po bëhet më e zakonshme. Por një gjë që dimë ,është se sa më parë fillojmë ta trajtojmë, aq më mire është. Aftësitë komunikuese dhe sociale ndërtohen shumë herët. Ne kemi mundësinë tonë më të mirë për të përmirësuar gjërat nëse punojmë brenda asaj dritare natyrale. Kjo është arsyeja pse ka pasur një shtytje të qëndrueshme për të bërë diagnozën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nuk është e lehtë për prindërit të dëgjojnë se fëmija i tyre ka, ose mund të ketë, autizëm. Edhe kur ka shqetësime për zhvillimin e fëmijës, është e natyrshme të shpresojmë që një fëmijë të ketë vetëm një zhvillim të vonë, ose pak të “çuditshëm”. Dhe me të vërtetë, disa fëmijë kanë zhvillim të vonë, ose të çuditshëm, ose kanë një problem krejtësisht të ndryshëm me zhvillimin e tyre. Pra, sa herët mund të diagnostikoni në mënyrë të besueshme autizmin?

Çfarë na thotë hulumtimi mbi autizmin?

Një studim i fundit u përqëndrua në këtë pyetje. Studiuesit panë më shumë se 1200 fëmijë të vegjël të cilët kishin të paktën dy vlerësime zhvillimore midis 12 dhe 36 muajsh. Më pak se 2% e fëmijëve të vegjël që fillimisht mendohet të kishin autizëm u menduan më pas se kishin zhvillim normal. Dhe nga ana tjetër, 24%  që fillimisht  mendohej se nuk kishin autizëm u diagnostikuan më vonë se e kishin këtë crregullim . Pra, ndërsa fotografia nuk është gjithmonë e qartë në fillim, pasi të bëhet diagnoza, ajo zakonisht mund të japi një përcaktim më të qartë.

Në cilën moshë mund të bëhet me besueshmëri diagnoza?

Në 12 deri në 13 muajsh, “qëndrueshmëria diagnostike” e diagnozës së autizmit – domethënë shkalla në të cilën ishte e sigurt dhe e qartë – ishte rreth 50%. Kjo shkoi deri në 80% nga 14 muajsh, dhe 83% në 16 muajsh.

Kjo ka kuptim nëse mendoni për zhvillimin e një vogëlushi. Në 12 muajsh, ata po fillojnë të thonë fjalë, u përgjigjen komandave dhe bashkëveprojnë me të tjerët. Kështu që një fëmijë i cili nuk është duke i bërë këto, me siguri që lind një dyshim. Por deri në 18 muajsh, të gjitha këto aftësi duhet të jenë plotësisht të vendosura, duke ngritur këmbanat e alarmit për një fëmijë që nuk i ka ato.

Cilat strategji trajtimi mund të ndihmojnë fëmijët me autizëm?

Trajtimi kryesor për autizmin quhet analizë e aplikuar e sjelljes (ABA). Ky është një program i sjelljes që prish veprimet dhe sjelljet e “dëmshme” në hapa të vegjël duke Ii zëvëndësuar ato më sjelljë pozitive.  Inkurajon sjelljet pozitive dhe dekurajon sjelljet negative. Trajtime të tjera përfshijnë terapi profesionale, terapi integruese shqisore dhe strategji për të përmirësuar komunikimin, të tilla si përdorimi i fotografive që fëmijët mund të tregojnë për t’i lënë prindërit ose kujdestarët të dinë çfarë dëshirojnë.

ABA dhe trajtimet e tjera janë të dobishme për fëmijët me probleme zhvillimi, pavarësisht nga shkaku i tyre. Nuk ka ndonjë dobësi për t’i bërë ato edhe nëse fëmija në fund të fundit konstatohet se ka një problem tjetër – ose nuk ka problem fare. Ata janë të mirë për fëmijën me autizëm, fëmijën me aftësi të kufizuara gjuhësore ose një zhvillim të vonë. Po, është e vështirë për prindërit të dëgjojnë një diagnozë të autizmit. Por ka shumë arsye për shpresë kur bëhet fjalë për autizmin, dhe nuk duhet të humbim kurrë kohën kur një fëmijë ka nevojë për ndihmë.

Nëse mendoni se fëmija ka një problem, kërkoni ndihmë. Ju nuk keni asgjë për të humbur, dhe gjithçka për të fituar.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix12 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet19 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore20 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook