Lidhu me ne

Radar

Gazetari Robert Papa: “Basha nuk do përfaqësojë kurrë PD, po qëndron si patericë e Ramës në politikë “

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për gazetarin Robert Papa, Lulzim Basha duhet të largohet nga selia e PD, sepse nuk e përfaqëson këtë forcë politike.

Në një intervistë televizive, Papa tha se Basha ka pranë vetes vetëm 3% të demokratëve dhe se selia është shumë e madhe për të mbajtur kaq pak mbështetës.

Sipas tij, Luli është një patericë e kryeministrit Edi Rama.

“Çdo krizë ka një zgjedhje dhe zgjedhja nuk duhet të bëhet përmes dhunës. Ajo që më ka krijuar diçka të pakuptimtë është se si mundesh të kesh në seli bishta lopatash më shumë se kompjutera, si dhe të vish me varre apo çekiçë për të hapur dyert.

Berisha është lider historik i asaj partie, por problemi është tek drejtësia shqiptare. Përderisa PS do vazhdojë do kemi PD në krah. Basha nuk duhet të rrijë në atë seli sepse nuk ka më shumë se 3% të PD. Ajo seli e madhe është pa kuptim aq e madhe. Është momenti më i mirë që Rama ta mbyllë atë seli dhe prona ti kthehet pronarit.

Ai i ka 20-30 deputetë, mund të hyjë në qeveri me Ramën por ai nuk ka bazën, votën. Si mund të krijojë votë ai kur demokratëve u hedh gaz lotsjellës. Nuk luftohet me bunkerë. Ai ka probleme delirante. Mund të qëndrojë si patericë e Ramës në politikë por nuk do përfaqësojë kurrë PD-në.

Amerikanët nuk shikojnë emra dhe Escobar ka thënë luftojmë korrupsionin. Rama atë ditë që nuk do jetë kryeministër do jetë non grata. Basha nuk vjen dot në SHBA sepse ka problemin e pastrimit të parave nga lobi rus. Është rasti tipik që një njeri pa asnjë lloj statusi të bëjë atë që bëri dje, jam pa fjalë”, tha Papa.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime9 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix10 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix10 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix10 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore10 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar11 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook