Lidhu me ne

Radar

Rama cinik: Jam i gatshëm të ndihmoj për të shpëtuar opozitën

Në komunikimin e tij me demokratët, një ditë pas protestës në selinë e PD—së, kryeministri Edi Rama tha se prej kohësh në vendin tonë nuk ka opozitë.

“Ky vend nuk ka pasur opozitë në këto vite dhe nuk ka sot.

Nuk është opozitë të dërdëllisësh gjithë ditën regjimi, regjimi, të flasësh për armiq në një vend kaq të vogël, ne jemi kundërshtarë, rivalë, por jo armiq. Nuk është opozitë një opozitë që pretendon vazhdimisht se vidhet në zgjedhje dhe sot është në sy të shqiptarëve që nuk arrin të ketë minimumin e ndershmërisë në një proces zgjedhor të brendshëm. Të dy këta ankohen se janë viktima të masakrave zgjedhore që bëj unë dhe që i bën kjo shumicë. Është e gjitha një farsë dhe që nuk lidhet me demokratët. Nuk lidhet me demokratët, me atë që kundërshtarët e mi mund të nxjerrin në skenë. Skena sot është një skenë e ndarë, pasi ka qenë aty dhe është me të njëjtët personazhe të vënë nga të dy. Si nuk e dije ti. Janë të gjitha të bëra bashkë.”- deklaroi Rama.

Duke komentuar me ironi atë që ndodhi dje në selinë blu, Rama tha se është i gatshëm t’i ndihmojë të dyja palët duke i dhënë dy godina.

“Është koha miqtë e mi demokratë për t’u ndarë nga kjo politikë, realisht. Është koha për t’iu varur teneqenë të dyve këtyre personave.

Ndërkohë e përsëris, për mua kjo nuk është çështje votash, për të ndërtuar një vend me një parti, por një thirrje realisht për të shpëtuar institucionin e opozitës.

Dhe shpresoj që të gjenden forca edhe brenda atyre që ndjekin për momentin dy kufomat, për ta çarë këtë situatë. Ndërkohë unë jam këtu në dispozicion për të ndihmuar që çeo gjë të bëhet në paqe, në qetësi. Le të marrë kohën e vet sepse nuk i duhet askujt, nuk i vlen askujt dhe nuk i shërben askujt, dhe në djall të vejë edhe vetë pushteti nëse Shqipëria nuk shkon mirë.”- tha Rama.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook