Një studim italian ka përpiluar një listë me ushqime që janë shumë të mira për njerëzit, por shumë të dëmshme për kafshët. “Ka një sërë ushqimesh që nuk përshtaten me organizmin e qenit apo maces. Para se t’i jepni kafshës atë që po hani vetë, duhet të siguroheni më parë që produkti nuk është toksik për anëtarin leshator të familjes”.
Në dhjetëvjeçarin e fundit është vënë re se shumica e helmimit të qenve dhe maceve ka ardhur nga çokollata, biskotat, qepa, hudhra dhe rrushi. Gjithashtu, të rrezikshme janë edhe pijet alkoolike. Por, në shumë raste shkencëtarët nuk e dinë pse këto ushqime janë helmuese për kafshët.
“Dihej se çokollata helmonte kafshët shtëpiake, ndërsa rrushi ka dalë vetëm vitet e fundit si ushqim problematik”, thonë Cristina Cortinovis dhe Francesca Caloni, udhëheqëset e studimit. Në përgjithësi, qentë janë më të prekur sesa macet, pasi hanë pothuajse çdo gjë që t’i japësh.
Çokollata – Përmban dy përbërës si theobromina dhe kafeina që janë helmuese për kafshët shtëpiake. Një copë e vogël i shkakton të vjella një qeni të vogël. Theobromina dhe kafeina gjenden edhe në suplemente kafeine, duke bërë që efektin ta shkaktojnë 2-4 orë pas konsumimit.
Ksilitoli – Produktet me sheqer artificial që quhet ksilitol. Gjendet në çëmçakëzat pa sheqer, karamele dhe ëmbëlsira. Ksilitoli shkakton çlirimin e insulinës tek qentë, duke bërë që të ulet rrezikshëm sheqeri në gjakun e tyre. Shkakton të vjella dhe letargji.
Hudhra dhe qepa – Shpesh i shkaktojnë të vjella qenve dhe maceve. Përmbajnë organosulfokside. Kur kafsha e fut në organizëm këtë përbërës, dëmton qelizat e kuqe të gjakut, duke i shkaktuar ndryshime të rrezikshme në gjak. Edhe pse mund të duket se kafsha është mirë pasi ka ngrënë qepë, ka pasur raste që ka ngordhur papritur nga diarreja dhe humbja e oreksit.
Alkooli – Vepron te kafshët njësoj si te njerëzit. Brenda orës, qeni ose macja humbin kontrollin, u rritet temperatura dhe kanë vështirësi në frymëmarrje./Shije
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu