Mix
Lindje cezariane apo natyrale? Ja çfarë këshillon gjinekologu
Cila është më e mirë dhe më e efektshme, lindja cezariane apo lindja natyrale?
Ja çfarë thotë dr.Ardi në lidhje me këtë pjesë dhe disa nga sugjerimet kryesore për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të sjellin në jetë një fëmijë.
Dajana: Disa prej grave kanë probleme me ciklin menstrual, çfarë këshillohet në raste të tilla?
Dr.Ardi: Duhet të ndajmë disa përkufizime, për shembull një cikël i rregullt konsiderohet nga 21-35 ditë, pra në këtë rast nuk ka vend për shqetësim, kur cikli vjen nga dita e parë në ditën e parë të muajit tjetër në intervalin 21-354 ditor. Ndërsa, një pikë që ne konsiderojmë çrregullime të ciklit menstrual është në rastet kur ka më pak se 9 cikle menstruale në një vit. Në një rast të tillë, patjetër që duhet drejtuar tek një mjek gjinekolog për konsultë për të parë se cili është shkaku i problemit. Shkaqet më të shpeshta, përpos stresit dhe përditshmërisë është ajo që quhet sindroma e ovarit polikisitik, një sindromë e lindur me disa probleme që sjell çrregullime dhe vonesa të ciklit menstrual.
Dajana: Lindje cezariane apo lindje natyrale?
Dr.Ardi: Patjetër që lindja natyrale në kushte optimale mbetet zgjidhja numër një, aq më tepër sot ku kryhet me anestezi epidurale, ku edhe dhimbjet janë shumë të pakta, thuajse nuk ndjehen fare. Sigurisht për bebin lindja natyrale ka disa risqe më të mëdha sesa me operacion dhe kështu në të kundërt lindja me operacion minimizon risqet e bebit, por rrit risqet për nënën, se në fund është një ndërhyrje kirurgjikale me rreziqet e veta që janë të parashikuara.