Radar
“M’a bëj ëndërr o Zot!”/ Çmenduria e Bashës ‘lë pa fjalë’ Artan Fugën
Dyer të blinduara, hekura, saldatriçe, dhe njerëz të maskuar janë pamjet që kanë qarkulluar mbrëmjen e sotme në media nga selia e PD.
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha e ka kthyer PD në një bunker, dy ditë para protestës së 8 janarit.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe profesori dhe akademiku Artan Fuga. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ndërtesa e PD, nuk ka qenë kështu as në kohën e gjeneral Petrit Dumes.
“Deri këtu ???
Ky nuk është më stalinizëm politik, ky është gulag, kamp përqendrimi, burg, vend torturash!
Mirë që nuk e minojnë!
Kjo ndërtesë nuk ka qenë kështu as në kohën e gjeneral Petrit Dumes së ndjerë!!!
Cfarë po ndodh në këtë çmenduri!
Ore nuk ka dikush aty t’i thotë: Jooooo, mossssssssss deri këtu!
M’a bëj ëndërr o Zot!”