Mix
Sipas ekspertëve kjo është ora më e përshtatshme për të bërë seks, hormonet e kënaqësisë arrijnë pikun e tyre
Mund të blini të brendshme seksi, të dilni në një darkë romantike, të provoni pozicione të reja, të eksperimentoni në dhomën e gjumit, por asgjë nuk do e “ndezë” parnterin sesa seksi në këtë orë ! Për fat të mirë, sipas ekspertit të hormoneve, Alisa Vitti, ju mund të keni një jetë të shëndetshme seksuale duke bërë diçka shumë më të thjeshtë se gjithçka përmendëm më lartë – duke bërë seks në orën tre të pasdites.
Alisa Vitti beson se hormonet janë në pikun e tyre në këtë pjesë të ditës dhe ajo e shpjegon teorinë e saj në librin WomanCode se si rreth orës 3 pm (pasdite) meshkujt kanë nivelet më të larta të estrogjenit në trupin e tyre, duke i bërë ata ‘më të ndjeshëm emocionalisht’ gjatë seksit.
Shumë prej nesh do të kishin supozuar se koha më e mirë për të bërë seks do të ishte mëngjesi, duke pasur parasysh se meshkujt zgjohen me ereksion, dhe kjo është gjithashtu e vërtetë pasi gjatë kohës që ata flenë, trupi i tyre prodhon testosterom një hormon kyç në zgjimin dhe performancën seksuale. Alisa shpjegon se pasditja e herët, dreka është gjithashtu një kohë e përshtatshme për meshkujt të bëjnë seks, sepse, ndërsa nivelet e tyre të testosteronit bien, nivelet e tyre të estrogjenit rriten dhe ata e përjetojnë ndryshe marrëdhënien seksuale nga koha e mëngjesit.
Koha më e mirë për femrat është ‘dhjetë ditë pas ovulacionit’, kur ‘gratë përjetojnë një rritje të estrogjenit dhe testosteronit që shkakton dëshirën e tyre të papërmbajtshme.