Lidhu me ne

Mix

Mos e injoroni humbjen e papritur të dëgjimit

Dëgjimi i të gjithëve natyrshëm bie me moshën, dhe njerëzit shpesh kanë një vesh që dëgjon më mirë se tjetri. Por nëse humbja e dëgjimit shfaqet papritmas në njërin vesh për asnjë arsye të dukshme, mund të keni pësuar humbje të papritur të dëgjimit sensorineural, ose SHL, një lloj shurdhimi nervor.

“Arsyeja kryesore është se njerëzit nuk e shohin atë si një problem serioz dhe nuk marrin kujdesin mjekësor që u nevojiten. Kjo vonesë rrit rrezikun e humbjes së dëgjimit të përhershëm,” thotë Dr. Steven Rauch, një specialist për vesh, hundë dhe fyt në  Harvard.

Shkaqe të panjohura

Nuk dihet se çfarë e shkakton SHL, por ekspertët tregojnë për disa arsye të mundshme: një infeksion viral, një mosfunksionim të sistemit imunitar, një dëmtim inflamator në vesh, rrjedhje e bllokuar e gjakut në vesh – ose madje edhe një kombinim i këtyre. SHL mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, megjithëse ka tendencë të ndodhë më së shumti në vitet ’50 dhe ’60. Zakonisht godet me një vesh. Ju mund të dëgjoni një “pip” ose të ndjeheni sikur veshi është i bllokuar. “Dëgjimi shpesh nuk ikën menjëherë,” thotë Dr. Rauch. “Është një rënie graduale për disa minuta apo edhe orë, si rrjedhja e ajrit nga një gomë.”

Përveç problemeve të dëgjimit, SHL mund të ndikojë në ekuilibrin tuaj, gjë që rrit rrezikun e rënies. SHL gjithashtu mund të jetë një shenjë e një stoku apo tumori të vogël. SHL injorohet sepse simptomat ndjehen të njohura, si një ftohje ,dylli i veshit ose ujë në vesh. Njerëzit përpiqen ta trajtojnë atë me ilaçe të ftohti ose sinuseve, pika të veshit  ose pastrimin e veshëve. “Ata mendojnë se është vetëm një vesh i bezdisshëm që do të ikë, kështu që e lënë pas dore derisa të jetë vonë,” thotë Dr. Rauch.

Trajtimi dhe kohëzgjatja

Por koha është thelbësore për të kursyer dëgjimin. “Ju keni rreth një kohë 10 – 14-ditore për të trajtuar SHL; përndryshe humbja e dëgjimit bëhet e përhershme,” thotë Dr. Rauch. “Pra, sigurohuni që të shihni mjekun , ose të merrni një rekomandim për të vizituar një specialist nëse problem  shkon më gjatë se një ditë.”

Sidoqoftë, edhe me trajtimin në kohë, ju nuk mund të rimerrni dëgjimin të plotë. “Në shumicën e rasteve, SHL i butë mund të shërohet, por njerëzit me humbje dëgjimi të moderuar ose të rëndë bëjnë një rikuperim total vetëm në rreth 20% të rasteve, madje edhe me trajtim të shpejtë”, thotë Dr. Rauch.

SHL trajtohet me kortikosteroide gjatë një periudhe dy deri në tre javë. Ju mund të merrni ilaçet orale ose përmes një injeksioni përmes veshit. Pilulat kortikosteroide, të tilla si prednizoni, merren në të njëjtën dozë çdo ditë për 14 ditë, dhe më pas dozat zvogëlohen për javën e fundit. Përndryshe, injeksionet e veshit jepen dy herë në javë për dy javë. Steroidët oralë janë më të rehatshëm për t’u marrë por mund të kenë efekte anësore si stomaku i trazuar, presioni më i lartë i gjakut, lëkundjet e humorit dhe pagjumësia. Injeksionet në përgjithësi nuk kanë efekte anësore sistemike, por ato mund të jenë të pakëndshme, dhe njerëzit duhet të vizitojnë mjekun  për t’i marrë ato. Disa mjekë rekomandojnë steroidë oral dhe injektues me shpresën për të rritur nivelin e rikuperimit.

“Mos harroni se nëse jeni mësuar me dëgjimin normal dhe papritmas bllokohet, kjo nuk është në rregull,” thotë Dr. Rauch. “Sa më shpejt ta kontrolloni, aq më mirë. Nëse është SHL, çdo ditë që vononi zvogëloni mundësinë e shërimit.”

MË TEPËR

Sport20 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix20 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix20 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix20 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix20 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix20 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix21 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix21 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix21 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix21 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook