Radar
Furnizohet me ujë e ushqime para protestës/ Basha ngujohet në zyrë
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha duke se e ka kapur paranoja.
Tre ditë para mbajtjes së protesës së thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, Basha ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të ngujohet brenda selisë.
Pas ndërrimit të bravave, apo blindimit të dyerve, portali CNA.al mëson nga burime të sigurta se sot ka nisur edhe furnizimi me ujë dhe ushqime.
Luli ka marrë çdo masë të nevojshme për tu ngujuar përfundimisht në zyrën e tij, nga frika e demokratëve që votuan për shkarkimin e tij.
Ky është një tjetër skandal që shënon Basha në në kohë shumë të shkurtër, duke përdorur çdo taktikë për të uzurpuar partinë, sikur ta kishte pronën e tij private.