Lidhu me ne

Mix

Shqiptarë, mos pini kafe pa ngrënë! Ja pse…

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar.Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit.

Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve është një gabim i madh.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.

Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh.Ata thonë se ngënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit.Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.

Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale. Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por shpesh edhe të vjella.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë.

Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar21 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix22 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook