Radar
Ylli Manjani: Basha kamikaz që kërkon të nxisë dhunë, epoka e tij ka përfunduar
Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Deputeti Basha synon ta bëjë bunker selinë e PD. Basha ka sjellje kamikaze, duke synuar të vrasë veten, por edhe Partinë Demokratike.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë në Syri Tv, foli për situatën në Partinë Demokratike.
Manjani theksoi se Basha është kthyer në kamikaz, që kërkon të nxisë dhunë.
Ai shton se, Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD-së dhe se epoka e tij në politikën shqiptare ka përfunduar.
“Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Deputeti Basha synon ta bëjë bunker selinë e PD. Basha ka sjellje kamikaze, duke synuar të vrasë veten, por edhe Partinë Demokratike. Basha kërkon të nxisë dhunë. Faktet që dalin në dritë nga dita në ditë, rezulton se Basha paska siguruar deri në tre breza me biznese, të lidhura me qeverinë. Vendit i duhet një opozitë e sigurisht që të gjithë i kanë sytë tek PD, për shkak edhe të traditës.
PD shiti opozitarizmin nën drejtimin e Bashës, sepse ai ka biznese në port, ka biznese gjithandej, kjo është fundi i gjëse e kjo është sfida. Shqipërisë i duhet një opozitë politike, që në të ardhmen të afërt të kemi qeverisje të mirë e mos kemi këtë qeveri moniste, në mes të pluralizmit. Kjo histori e një partie që qeveris akoma sikur jemi në monizëm nuk duhet të vazhdojë më.
Epoka e Bashës ka mbaruar. E di se ekzistojnë fjalë se çfarë do thotë ambasadorja amerikane, unë them që të thotë çfarë të dojë, sepse kjo nuk është punë e saj, por e demokratëve. Basha vazhdon të sillet si kamikaz e kamikazit duhet t’i jepet përgjigje. Rruga e Lulzim Bashës me PD është ndarë përgjithmonë, ai nuk ka të ardhme më në politikën shqiptare”, deklaroi Manjani.