Radar
U masakruan nga mafia italiane, hidhet në qarkullim monedha kushtuar Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos
Nga dje janë hedhur në qarkullim 3 milionë monedha me vlerë 2 euro tërësisht kushtuar Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos, dy magjistratët heroikë që humbën jetën tridhjetë vjet më parë në masakrat dramatike ndaj tyre dhe eskortave në Capaci dhe Via D’Amelio.
Në faqen e monedhës është gdhendur fotografia e famshme e bërë nga Tony Gentile në të cilën Falcone dhe Borsellino janë portretizuar së bashku dhe të buzëqeshur. Fotoja daton në 27 mars 1992, vetëm pak muaj para vdekjes së tyre.
Dy magjistratët ishin në një veprimtari publike, në pallatin Trinacria në Palermo, në lagjen Kalsa, për paraqitjen e kandidaturës në Dhomën e Deputetëve të kolegut Giuseppe Ayala, shkruan La Stampa.