Mix
Julia Fox vesh të njëjtin fustan si Kim Kardashian para takimit romantik me Kanye West
Kanye West dhe Julia Fox, po shijojnë disa momente së bashku dhe janë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.
Një detaj që u komentua më shumë ishte fustani të cilin Julia Fox e kishte veshur para takimit me reperin e famshëm.
Aktorja e “Uncut Gems”, 31, veshi fustanin e tejdukshëm me vija të Jean Paul Gaultier në festën “LoubIllusions” të Christian Louboutin gjatë Javës së Modës në Paris në fund të shtatorit.
Të njejtin fustan ka veshur dhe Kim Kardashian, ku u bë kryefjalë për pamjen seksi në çmimet People’s Choice Awards 2018.
Por ngjashmëritë e stilit të Fox dhe Kardashian nuk mbarojnë këtu. Pasi darkoi me West në Carbone të shtunën mbrëma, shkoi në plazh me miqtë të dielën, e veshur me një bluze të zezë nga Balenciaga – marka luksoze e preferuar e Kim dhe Kanye.
Dhe ne mund të presim më shumë dalje të tilla me stil nga Fox dhe West në të ardhmen e afërt, pasi një burim i afërt me aktoren tha ekskluzivisht për Page Six se ata po kalojnë një kohë të mirë bashkë.