Lidhu me ne

Mix

Cistiti: çfarë është, faktorët e riskut, simptomat dhe trajtimi

Cistiti shkaktohet nga ngjitja në fshikëz të disa patogjenëve me origjinë fekale, vaginale ose uretrale. Bëhet fjalë për baktere Gram negativë. Në të paktën 70% të rasteve përgjegjës është bakteri “Escherichia Coli” i cili gjendet në zorrët e trupit të njeriut dhe është pjesë e florës bakteriale. Në pjesën më të madhe të rasteve është i padëmshëm por në disa forma mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tonë.

Bakteri “Staphilococcus saprophyticus” është i pranishëm në 5-19% të rasteve ndërkohë që patogjenë të tjerë si “Streptococcus faecalis”, “Proteus” ose “Klebsiella” identifikohen vetëm në raste të rralla.

Faktorët e riskut:

  1. Marrëdhënie të shpeshta seksuale (efektet mekanike të penetrimit gjatë seksit favorizojnë kalimin e baktereve në fshikëz).
  2. Përdorimi i sistemeve kontraceptive siç është kremi spermicid dhe/ose diafragma (të cilat gjenerojnë ndryshime në ekosistemin vaginal).
  3. Higjena e dobët intime.
  4. Përdorimi i tamponëve vaginalë gjatë ciklit menstrual.
  5. Përdorimi i mbathjeve apo pantallonave të ngushta dhe të përbëra nga një lloj materiali që nuk ajriset.
  6. Një dietë “e çrregullt”.
  7. Përdorimi i tepruar i antimikrobikëve çrregullon florën normale bakteriale. vaginale të përbërë nga laktobacilet, çka sjell një kolonozim të vazhdueshëm të vaginës nga uropatogjenët si “Escherichia Coli”.
  8. Trashëgimia (mamaja juaj ka vuajtur ose vuan nga cistiti).
  9. Largësia midis uretrës dhe anusit: sa më e shkurtër të jetë, aq më shumë rritet rreziku. Zakonisht distanca mesatare është 5 cm por mjafton të jetë 4.8 cm për të favorizuar cistitin. Faktorët tipikë të grave në periudhën e pas menopauzës si mungesa e estrogjenit e cila çrregullon trofizmin normal vaginal.
  10. Diabeti: tek njerëzit diabetikë janë më të shpeshta infeksionet kështu që është më e lehtë të vuash nga cistiti.
  11. Stresi: favorizon rastet e “cistitit psikosomatik”, ose përkeqëson simptomat.

Cilat janë simptomat?

Varen nga mosha, por zakonisht simptomat më të shpeshta janë nevoja e pakontrolluar për të urinuar dhe djegia.

Më të detajuara, simptomat kryesore tek gratë janë:

  • Shtimi i nevojës dhe urgjencës për të urinuar gjatë 24 orëve. Në praktikë është shtimi i frekuencës së urinimit gjatë ditës por kjo s’do të thotë që domosdoshmërisht të jetë rritur edhe sasia ditore e urinës. Në disa raste kjo shoqërohet nga simptoma të tjera si dhimbje dhe djegie kryesisht gjatë momentit të urinimit.
  • Vështirësia për të urinuar. Kalohet shumë kohë duke urinuar por në fakt sasia e urinës është e vogël, pavarësisht përpjekjes së madhe. Muskujt duken të kontraktuar dhe dalja e urinës mund të rezultojë e modifikuar në vëllim apo formë (e devijuar, e mundimshme etj.) ose të ndalojë në mënyrë të papritur dhe të pavullnetshme.
  • Djegie ose dhimbje gjatë urinimit. Ndonjëherë provohen ndjesi të dridhurash dhe të ftohti.
  • Spazma të dhimbshme të ndjekura nga nevojë urgjentë për të urinuar.
  • Urinë e turbullt, ndonjëherë me erë të keqe.
  • Prani gjaku dhe qelbi në urinë.
  • Ethe: në përgjithësi nuk ka. Por kur temperatura shkon mbi 38 gradë me të dridhura dhe dhimbje shpine është e mundur që infeksioni të jetë përhapur në traktin e sipërm urinar.

Simptomat e cistitit kronik janë të ngjashme me ato të cistitit akut, por të karakterizuara nga simptoma më të lehta.

Tek fëmijët simptomat mund të jenë shumë të përgjitshme: vogëlushi mund të shfaqi shenja nervozizmi, të hajë pak ose të vjellë. Ndonjëherë simptoma e vetme janë ethet që shfaqen papritur dhe pa arsye.

Parandalimi

Për të shmangur infeksione të përsëritura, rekomandimet e përgjithshme për parandalimin e cistitit janë:

• konsumimi i të paktën dy litrave ujë në ditë

• mosmbajtja e urinës

• shmangia e ushqimeve apo pijeve që mund të shkaktojnë acarimin e zorrëve

• urinimi para gjumit dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale

• boronicat e kuqe: për arsye parandaluese mund të merren për pak javë disa integratorë me bazë boronice të kuqe të cilat pengojnë hyrjen e baktereve në fshikëz. Boronica njihet si një ilaç i fortë kundër cistitit

• veshja e të brendshmeve të përbëra nga fibra natyrale (pambuku)

• trajtimi i kapsllëkut të mundshëm dhe përdorimi i probiotikëve (kapsllëku favorizon ndotjen e traktit urinar)

• Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon lëvizjen e zorrëve. Mes disiplinave të këshilluara është Pilates e cila i jep efektet në traktin e poshtëm urinar dhe preferohet më shumë se një vrap i shpejtë.

• Mbani një higjenë të rregullt intime duke shmangur përdorimin e detergjentëve shumë të fortë; zgjidhni produkte me bazë acidi hialuronik i cili përmban substanca të dobishme.

Kura

Trajtimi i rregullt i cistitit që në rastin e parë mund të ndalojë rrethin vicioz të përsëritjes së rasteve të tjera.

  1. Rregulli i parë është të mos përdorni kurrë antibiotikë, vetëm në rast të pranisë së etheve. Ilaçet që përdoren për trajtimin e cistitit janë antimikrobikë, për t’u marrë dy herë në ditë për të paktën katër ose pesë ditë ose deri në zhdukjen e simptomave.
  2. Mos harroni të pini shumë ujë për pastrimin e traktit urinar. Mund të përdorni çajra bimorë me bazë mëllage dhe boronice. Kjo e fundit, në veçanti, vepron si një antibiotik i vërtetë natyral.
  3. Kohët e fundit është përdorur me sukses një antibiotik i ri, D-Manozi, që ka veçori për të formuar një mbrojtëse rreth aparatit urinar i cili i pengon bakteret të lëvizin dhe të ngjiten në fshikëz nëpërmjet vaginës.
  4. Aktualisht shumë i efektshëm për uljen e rrezikut të përsëritjes së cistitit dhe për trajtimin e formave më të rënda të tij, është përdorimi i substancave si acidi hialuronik dhe kondroitina sulfate, si me injektim direkt intravenoz ose me gojë nëpërmjet ilaçeve tradicionale. Këto substanca japin rezultate të shkëlqyera në ripërtëritjen e mukozës së dëmtuar nga proçeset infektive dhe inflamatore dhe ndihmojnë për një shërim të shpejtë.
  5. Në rast të trajtimit me antibiotikë, më të përdorurit janë levofloxacina, ciprofloxacina, norfloxacina, fleroxacina etj. Është thelbësore zgjedhja e një antibiotiku që përveç efikasitetit terapeutik të respektojë edhe florën bakteriale vaginale e cila është mbrojta natyrale kundër çdo infeksioni të mundshëm urinar./ Podiumi.com

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook