Lidhu me ne

Mix

Gjithçka duhet të dini për Herniet

Hernia ndodh kur një pjesë e brendshme e trupit (organ ose ind) shtyn përmes një dobësimi të muskujve ose murit rrethues të indeve.

Hernia zakonisht zhvillohet midis kraharorit dhe legenit. Në shumë raste, ajo nuk shkakton simptoma ose simptomat janë të pakta, edhe pse mund të vëreni një ënjtje ose gungë në bark ose në legen.Shpesh gunga mund të shtyhet përsëri ose të zhduket kur ju shtriheni. Kollitja ose tendosja mund ta bëjë gungën të dukshme.

Llojet e hernieve :

Disa nga llojet më të zakonshme të hernias janë përshkruar më poshtë.

1. Hernia inguinale

Hernia inguinale është një nga sëmundjet më të zakonshme kirurgjikale. Hernia inguinale ndodh kur indi i yndyrshëm ose një pjesë e zorrëve depërton në legen në qëndër të pjesës së brëndshme të kofshës. Ky është lloji më i shpeshtë i hernias dhe kryesisht prek burrat. Shpesh lidhet me plakjen dhe tendosjen e përsëritur të barkut.

2. Hernia femorale

Hernia femorale ndodh gjithashtu kur indet yndyrore ose një pjesë e zorrëve depërtojnë në legen në qëndër të pjesës së brëndshme të kofshës. Janë më pak të zakonshëm se hernia inguinale dhe kanë tendencë të prekin më shumë gratë sesa meshkujt.

Ashtu si herniet inguinale, herniet femorale janë të lidhura gjithashtu me plakjen dhe tendosjen e përsëritur bark.

3. Hernia umbelikale (kërthizore)

Hernia umbelikale ndodh kur indet yndyrore ose një pjesë e zorrës suaj shtyhen në bark pranë kerthizës.

Kjo lloj hernie mund të ndodhë tek foshnjat kur hapja në bark ,nëpërmjet së cilës kalon kordoni kërthizor nuk mbyllet siç duhet pas lindjes. Të rriturit mund të preken gjithashtu si rezultat i tendosjes së përsëritur në bark.

4. Hernia hiatus

Herniet hiatus ndodhin kur një pjesë e stomakut shtyhet lart deri në gjoks duke u shtrënguar përmes një hapjeje në diafragmë (fletë e hollë e muskujve që ndan gjoksin nga barku).

Kjo lloj hernie nuk ka ndonjë simptomë të dukshme, edhe pse mund të shkaktojë urth te disa persona.

Nuk është saktësisht e qartë se nga se shkaktohet kjo lloj hernie, por mund të jetë rezultat i dobësimit të diafragmës me kalimin e viteve ose presionit mbi bark.

Llojet e tjera të hernies

Llojet e tjera të hernieve që mund të ndikojnë në bark përfshijnë:

· hernia incizionale – ku indet shtyhen përmes një plage kirurgjikale në bark që nuk është shëruar plotësisht

· hernia epigastrike – ku indet yndyrore shtyhen përmes barkut, në mes të kërthizës dhe pjesës së poshtme të gjoksit (sternumit)

· hernia spigeliane – ku një pjesë e zorrëve tuaja shtyhen në bark në anën të muskujve të barkut, nën kërthizën tuaj

· hernia diafragmatike – ku organet në barkun tuaj lëvizin në gjoks përmes një hapjeje në diafragmë; kjo mund të ndikojë edhe në bebet nëse diafragma e tyre nuk zhvillohet siç duhet në mitër

· hernia muskulore – ku një pjesë e një muskuli shtyhet në bark ; ato ndodhin edhe në muskujt e këmbëve si rezultat i një dëmtimi në sporte

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse mendoni se keni njërën nga herniet e mësipërmë . Ata mund t’ju sugjerojnë trajtimin e duhur shpesh edhe kirurgjikal, nëse është e nevojshme.

Në rast se keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet të paraqiteni sa me shpejt pranë mjakut tuaj:

· dhimbje të forta barku

· të vjella

· kapsllëk ose gazra

· hernia bëhet më fortë, më e ngurtë ose nuk mund të kthehet më në gjëndjen e mëparshme

Këto simptoma mund të tregojnë se :

· furnizimi me gjak në një pjesë të organeve ose indeve të bllokuara në hernie është ndërprerë

· një pjesë e zorrëve ka hyrë në hernie dhe është bllokuar

Hernia e bllokuar dhe zorra e penguar janë emergjenca mjekësore dhe duhet të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Përcaktimi i një hernie

Mjeku juaj do të jetë në gjendje të identifikojë një hernie duke ekzaminuar zonën e prekur.

Në disa raste, ata mund t’ju referojnë në një spital më të specializuar për të konfirmuar diagnozën ose për të vlerësuar shkallën e problemit.Sapo të konfirmohet diagnoza, mjeku specialist do të përcaktojë nëse kirurgjia është e nevojshme.

Një sërë faktorësh do të merren parasysh për të vendosur se kur është e përshtatshme ndërhyrja, duke përfshirë:

· llojin e hernies – disa lloje të hernieve kanë më shumë gjasa të bllokohen, ose të shkaktojnë pengesë të zorrëve, sesa të tjerat.

· përmbajtja e hernies – nëse hernia përmban një pjesë të zorrës, muskujve ose indeve të tjera, mund të ketë një rrezik bllokimi ose pengimi.

· simptomat tuaja dhe ndikimi në jetën tuaj të përditshme – kirurgjia mund të rekomandohet nëse simptomat tuaja rëndohen ose nëse hernia ndikon në aftësinë për të kryer aktivitetet tuaja normale

· shëndeti juaj i përgjithshëm -kirurgjia mund të jetë shumë e rrezikshme nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i dobët

Kirurgjia për herniet

Ekzistojnë dy mënyra kryesore kirurgjiakle për hernien:

· kirurgjia e hapur – ku bëhet një prerje për të lejuar kirurgun të shtyjë gungën në bark.

· kirurgjia me laparoskopi (një teleskop i hollë) – kjo është një teknikë më pak invazive, por më e vështirë, ku bëhen disa prerje të vogla, duke i lejuar kirurgit të përdorë disa instrumente të veçanta për të riparuar hernien.

Shumica e njerëzve janë në gjendje të shkojnë në shtëpi të njëjtën ditë ose një ditë pas operacionit dhe të bëjnë një rikuperim të plotë brenda pak javësh.

Nëse mjeku juaj rekomandon që ju duhet të bëni kirurgji, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme, si dhe mundësinë e përsëritjes së hernies.

Sigurohuni që të diskutoni në hollësi përfitimet dhe rreziqet e procedurës me kirurgun tuaj para se të kryeni operacionin./ Podiumi.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar4 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix5 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook