Lidhu me ne

Mix

Hemorroidet, Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose pjesës së poshtme të rektumit (zorrës së trashë),janë të fryra. Faktorët që luajnë rol në formimin e tyre janë shtatzania,mosha,konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja(dalja bark).Hemorroidet mund te jenë të vendosura brenda rektumit (hemorroidet e brendshme) ose mund te zhvillohen nën lekurë rreth anusit (hemorroidet e jashtme).Hemorroidet janë mjaft të zakonshme në cdo popullatë.Personat mbi 50 vjeç dhe gratë shtatzëna janë më shumë të prirur të preken nga hemorroidet .Për fat të mirë ka mjaft alternativa efikase për të trajtuar hemorroidet duke filluar së pari me ndryshimin e stilit të jetesës .

Simptomat

Në shumë raste hemorroidet nuk shkaktojnë simptoma dhe njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm se kanë hemorroide.

Shenjat dhe simptomat e hemorroideve përfshijnë:

· Rrjedhje gjaku gjatë defekimit që dallohet në feçe, në letrën hogjienike të tualetit apo në ËC.

· Kruarje ose irritim në zonën anale.

· Enjtje rreth anusit.

· Një masë në formë gunge afër anusit që mund të jetë e ndjeshme dhe e dhimbshme.

· Rrjedhje mukusi pas daljes së feceve.

Simptomat e hemorroideve zakonisht varen nga lokalizimi.Hemorroidet e brendshme vendosen brenda rektumit .Nuk mund ti shohim ose ti ndjejmë këto lloj hemorroidesh dhe zakonisht ato nuk shkaktojnë probleme.

Herë pas here ,lodhja mund te shtyjë nje hemorroid te brendshem drejt hapjes anale.Ky fenomen njihet si hemorroidi i dalë ose i rënë dhe mund të shkaktojë dhimbje dhe irritim.

Hemorroidet e jashtme janë nën lekurë rreth anusit.Kur acarohen hemorroidet e jashtme mund te kruhen dhe shkaktojnë rrjedhje gjaku. Ndonjëherë gjaku mund te grumbullohet në një hemorroid të jashtëm dhe të formojë një mpiksje (tromb) që rezulton në dhimbje të forta ,enjte dhe inflamacion.

Kur duhet ti drejtohemi mjekut?

Rrjedhjet e gjakut gjatë levizjeve të zorrës është shenja më e zakonshme e hemorroideve.Por rrjedhja e gjakut mund të ndodhë edhe në semundje te tjera si kanceri kolorektal .Prandaj është mjaft e rëndësishme kontrolli te mjeku specialist. Mjeku do të bëje ekzaminim tuaj përmes “touche rectale” që do të thotë ekzaminim i cili realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalitë përreth. Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop ,një tub i ndricuar që lejon pamjen e anusit brenda për të vlerësuar hemorroidet e brendshme. Për të perjashtur mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës,është shumë e rëndësishme të kryhet edhe videokolonoskopia.

Venat rreth anusit kanë tendencë të ushtrojnë presion dhe mund te fryhen ose te bymehen.Venat e fryera (hemorroidet)mund te shkaktohen nga një rritje e presionit në pjesën fundore te rektumit.

Faktorët qe mund te shkaktojnë rritjen e presionit janë:

Arsyet e hemorroideve nuk dihen ende qartë por ka disa faktorë që e nxisin:

· Qendrimi ulur për një kohë te gjatë

· Diarreja ose konstipacioni i zgjatur në kohë

· Obeziteti

· Shtatëzania

· Marrëdheniet anale

· Nje dietë jo e pasur me fibra

· Trashëgimi familjare për hemorroide

· Ngritja e peshave të rënda

Hemorroidet kanë tendencë të ndodhin me shumë tek personat e moshuar sepse indet që mbështesin venat në rektum dhe anus mund te dobësohen gjatë plakjes.

Komplikacionet

1. Anemia:Humbja kronike e gjakut nga hemorroidet mund te shkaktojë anemi.Kjo mund të rezultojë ne lodhje dhe dobësi.

2. Hemorroidet e mpiksura:Nëse furnizimi me gjak i një hemorroidi të brendshëm është ndërprerë ,hemorroidi mund te quhet I mpiksur duke shkaktuar dhimbje ekstreme.

Si të parandalojmë formimin e hemorroideve?

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qëllim të lehtësojë simptomat,por janë të rëndësishme masat parandaluese për formimin e tyre.

Parandalimi i përsëritjes së hemorroideve bëhet përmes konsumimit të një diete të pasur me fibra dhe lëngje.Kjo dietë mundëson që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë.Ushqimet që ndihmojnë në luftën me hemorroidet janë frutat,lëngjet(konsumimi i 6-8 gotave ujë në ditë dhe lengjeve të tjera),ushqimet që përmbajnë fibra si spinaqi,brokoli,lakrat,buka e zezë dhe perimet. Humbja në peshë gjithashtu ndihmon. Mos e vononi daljen jashtë por shkoni rregullisht në tualet.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook