Lidhu me ne

Mix

Ejakulimi i parakohshëm: sa zgjat një mardhënie seksuale?

Sa zgjat një marëdhënie seksuale? Seksologët kanë vlerësuar kohët e fundit një botim të ri shkencor mbi kohëzgjatjen e mardhënieve seksuale. Sipas një studimi ndërkombëtar mardheniet seksuale, duke përfshirë dhe parapërgatitjet, zgjat 1-10 min. Për të matur kohën ndërmjet penetrimit dhe ejakulimit (derdhjes) i është dhënë partnerit një kronometër dhe mesatarja e marëdhënies llogaritej diku tek rreth 7,3 min. Ka meshkuj të cilët “vrapojnë” më shpejtë. Sipas disa studimeve të European Society for Sexual Medicine (ESSM), një shoqëri shkencore veçanërisht e interesuar në kurimin e ejakulimit të parakohshëm, 1 burrë në 5 (20%) mban më pak se një minutë, ndërsa 10% e tyre mes 1-2 min.

Shumë shpejt? Sipas ekspërtëve të ESSM ejakulimi i parakohshëm është një ‘çrregullim’ seksual mashkullor dhe është një  problem mjekësor. Ky është, thonë ata, një problem shumë i përhapur tek meshkujt nën moshën 60 vjeçare dhe deri më tani ka qënë mes atyre më pak të diagnostikuar ose trajtuar. Bëhet fjalë për një gjëndje komplekse mjekësore, e shkaktuar nga disa faktorë dhe e përshkruar si kohë e shkurtër mes penetrimit të organit mashkullor në vaginë dhe ejakulimit, dmth arritja e shpejtë e orgazmës për shkak të një vetkontrollimi të dobët.

 Një në tre burra është i sëmurë? Duke lexuar të dhënat në një mënyrë sipërfaqësore do t’ju duket se një në tre burra vuan nga derdhja e parakohëshme. A është kjo e vërtetë? Varet. Sipas kësaj llogjike i bie që të gjithë djemtë e rinj në eksperiencat e tyre të para janë të sëmurë. Për femrat dhe meshkujt duhet një periudhë kohe mësimi që favorizohet nga lidhjet afatgjata. Mungesa e stabilitetit emocional tek të rinjtë është shumë e shpeshtë. Ankthi dhe mungesa e përvojës mund të shpejtojnë kohën e ejakulimit.

Fast sex(seks i shpejtë) apo slow sex (seks i ngadaltë) Sipas disa studiuesve,derdhja e shpejtë nuk është një sëmundje. por një situatë e natyrshme, kontrolli i saj vjen duke u përmirësuar me përvojën. “Shqetësimi” ekziston në fakt që kur gratë,me ndryshimet e roleve sociale, kërkuan përmbushjen e dëshirave të tyre seksuale si rrjedhojë kjo nxiti dhe zgjatjen e kohës së pentrimit mashkullor.Sipas seksologëve nuk ka një normë në këtë fushë, ashtu sikurse nuk ka një normë për ngjyrën e flokëve. Ka njerëz që janë më të shpejtë ka të tjerë që janë më të ngadaltë. Jo vetëm kaq. Normat ndryshojnë me kohën( dhe hapsirën)

Fisi i super të shpejtëve Në vitin 1948, një studim nga Alfred Kinsey rreth një fisi primitiv, zbuloi se 3 në 4 burra ejakulonin brenda 2 min të penetrimit dhe për to  konsiderohej jo vetëm e pranueshme, por dhe si dëshmi e potencës mashkullore. Sociologu Ross Morrow, Universiteti i Sidneit, thotë se ejakulimi mund të jetë një çështje kulturore. Në Malajzi, e konsiderojnë normale ejakulimin pas 15-30 sek.

Kur është një problem? Fakti është që  ka çifte të cilat mbeten të pakënaqur nga raporti seksual. Disa meshkuj ndodh që të prishen edhe gjatë fazave përgatitore, para se të penetrojnë ose në kontaktin e parë me vaginën(e ashtuquajtura ejaculatio ante portas ) Në këto raste është e vlefshme të flsini me partneren tuaj dhe të kërkoni ndihmë : duke punuar me parapregatitjet, kontrolloni stresin (yoga është një ndihmë e vlefshme në trajtimin e çrregullimeve seksuale) ,provoni teknika relaksuese etj.

Pilula  e vonesës Në çdo rast duhet të keni kujdes nga pilulat farmaceutike që blini vetë online, dy janë arsyet kryesore. Së pari pilulat mund të jenë të skaduara ose të fallsifikuara dhe si çdo ilaç farmacie dhe  në veçanti ato antidepresive, duhet gjithmonë të jenë të këshilluara nga mjeku që ju ka vizituar dhe informuar për problemin që keni. Terapitë farmaceutike që janë në dispozicion sot, në fakt, janë të bazuara në një molekule antidepresive e cila ka rezultuar një dështim, pasi efekti nuk zgjaste shumë. Një ndër efektet anësore të  këtyre ilaçeve farmaceutike është reduktimi i libidos (dëshirës) mashkullore dhe femërore ( si të të gjitha ilaçet anti-depresive) Ky efekt anësor është shfrytëzuar për të krijuar një pilulë që të zgjasë kohën e arritjes së orgazmës mashkullore.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix5 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix6 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook