Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë ushqimet më të mira për njeriun

Women's Nutrition: What is Considered “Healthy Food”?

1. Agrumet

Ja pse bëjnë mirë: Vetëm një portokall përmban 100% të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksiduesit e çajit me 80%.

2. Brokoli

Ja pse bën mirë: Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marre përbërës mbrojtës kundër kancerit.Këshillë: Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes sesa zierja në ujë.

3. Boronicat

Ja pse bëjnë mirë: Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e kujtesës, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes.Këshillë: Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik – gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysmë kilogramëshe. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj shkruan Shëndeti.

4. Patatet e zakonshme dhe të ëmbla

Ja pse bëjnë mirë: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik – një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.Këshillë: Lëreni pataten të ftohet para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyre pas vaktit.

5. Sardelet

Ja pse bëjnë mirë: Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmbajnë 50% të nevojave ditore te Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes së alcajmerit.Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.

6. Arrat

Ja pse bëjnë mirë: Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjitha frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe pagjumësinë.Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.

7. Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Ja pse bëjnë mirë: I pasur në antioksidues dhe flavonoidë, substanca mikroskopikë që luajnë një rol madhor në mbrojtjen e kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëhsironi ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidemit.

8. Hudhra

Ja pse bëjnë mirë: Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve, përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat vepron si një agjent antiinflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicine-s. Mos e gatuani shumë, sepse humb shumë nga vlerat e saj.

8. Spinaqi

Ja pse bëjnë mirë: Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit, është gjetur se ndër fruta-zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, për shembull: 1 kupë spinaq, një karrote, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.

9. Fasulet

Ja pse bëjnë mirë: Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit te gjirit.Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve, aq më shumë antioksidues përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidues se lëvoret e fasuleve të bardha./ Podiumi.com

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook