Lidhu me ne

Mix

Kim Kardashian nuk merr më shumë se 1800 kalori në ditë. Ja si të dobësohemi si motrat Kardashian

Kim, Khloe apo edhe Kourtney Kardashian kanë humbur peshë në  periudha të shkurtra kohore.

Pavarësisht se disa nga strategjitë e tyre për t’u dobësuar janë absurde dhe jo efiçente, ato kanë qenë në kontakt me dietologët dhe instruktorët më të mirë të fitness-it.

Për të zbuluar se cilat nga këshillat e tyre janë efektive dhe të sigurta për të gjithë ata që duan të dobësohen, “cosmopolitan.com ka pyetur Charlie Seltzer, ekspert në çështjet e dobësimit.

Vendosni një qëllim real, sa kilogram doni të humbisni

Pas shtatzënive Kim Kardashian gjithmonë postonte foto mbi peshore duke treguar edhe sa kilogramë dëshironte të humbiste.

“Në qoftë se peshoheni vazhdimisht, e keni më të lehtë të arrini objektivin tuaj, pasi në këtë mënyrë ju i kujtoni vetes qëllimin që keni vendosur dhe kjo shërben si motivim për ju”, – shpjegonë Dr. Seltzer.

Hani të njëjtën gjë çdo mëngjes për gjysmën e vitit, pastaj zëvendësojeni me diçka tjetër

Kourtney është ideatorja e këtij zakoni, ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale se për gjashtë muaj rrjesht hante të njëjtën gjë në mëngjes, pastaj e zëvendëson atë.

“Të hash të njëjtën gjë çdo mëngjes ju ndihmon të konsumoni më pak kalori pasi i ofroni vetes shumë më pak opsione ushqimesh”, – thotë Seltzer.

Kufizoni kaloritë që merrni

“Kim nuk merr më shumë se 1800 kalori në ditë”, – ka thënë për “Elle” dietologia e saj Colette Heimowitz .

“Të llogarisësh të gjitha kaloritë që merr gjatë ditës ju ndihmon juve ta keni më të qartë se sa hani dhe çfarë duhet të hani. Kjo ju ndihmon të dobësoheni dhe të shmangni ushqimet që nuk duhen ngrënë. Nevojat kalorike janë personale, varen nga mosha, gjatësia, shkalla e aktivitetit fizik, pesha aktuale dhe pesha që doni të arrini”, – thotë eksperti.

Hani të njëjtën sasi ushqimi çdo ditë, në varësi të aktivitetit fizik që kryeni

Kim konsumon të njëjtën sasi ushqimi çdo ditë në varësi të llojit të stërvitjes që bën, intensive apo më të ngadaltë.

“Ju duhet të merrni brenda 1800 kalorive mjaftueshëm proteina që trupi juaj të rrisë masën muskulore”, – ka thënë dietologia e saj për “Elle”.

Ndërkaq eksperti thotë se: “Ju duhet të merrni aq kalori sa trupi juaj ka nevojë kur stërviteni, në mënyrë që të jeni të fortë dhe të tonifikuar. Për këtë arsye mundohuni të ruani një balancë kalorike çdo ditë”.

Pini 12 gota çaj detox në ditë

Kendall ka thënë për “E! News” se ajo pi 12 gota me çaj Kusmi në ditë

Sipas ekspertit Seltzer: “Të pish kaq shumë çaj ju bën të shkoni shumë shpeshë në tualet, përveç kësaj çaji nuk ka kalori dhe ju keni nevojë për kalori për të ushqyer organizmin tuaj. Dr. Seltzer nuk rekomandon pirjen e asnjë lloj çaji që nuk ju përshtatet juve.

Hani çfarë të doni

Në qoftë se pyesni Khloé, ajo do ju thotë se Kendall ndjek një model anti dietë, ajo pëlqen picat dhe hamburgerat.

Eksperti thotë se: Ka edhe gjëra më të mira për të ngrënë, por kjo është më e mirë sesa të konsumosh gjëra të pagatuara. Pa e parë nivelin e yndyrnave në gjakun e Kendall, ai mendon se në qoftë se ndihet e shëndetshme dhe nuk shton në peshë, mund të vazhdojë të ushqehet në këtë mënyrë.

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook