Lidhu me ne

Mix

Si të Përdorni Argjilën Jeshile për të Larguar Yndyrën nga Fytyra

nga AgroWeb

Dy mënyra shumë natyrale dhe ekonomike se si ta bëni këtë fare lehtë në shtëpitë tuaja j’ua sugjerojmë në këtë artikull. Foto: Flickr

Fytyrat e yndyrshme sipas dermatologëve kanë disa anë të mira dhe disa të këqija.

Tek grupi i parë rendisim vetëhiratimin e fytyrës gjë që siguron lëkurë më të butë dhe të shëndetëshme.

Këto lloj lëkurash gjithashtu kanë tendencën që të mos krijojnë rrudha aq shpejt sa fytyrat e thata.

Megjithatë ata që kanë një fytyrë të yndyrshme e kuptojnë fare mirë që jo çdo ditë lëkura është e hidratuar e butë dhe e shëndetëshme.

Yndyra e tepërt ka tendencën të bllokojë poret, të krijojë akne dhe t’ju lërë një lloj shkëlqimi vajor mbi ballë, faqe apo mjekër që nuk është aspak i pëlqyeshëm, sidomos kur është nxehtë.

Për të mbajtur një balancë të lëkurës duhet punuar sistematikisht, për ta mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm si dhe për t’i dhënë jetë qelizave nga brenda.

Dy mënyra shumë natyrale dhe ekonomike se si ta bëni këtë fare lehtë në shtëpitë tuaja j’ua sugjerojmë në këtë artikull.

Argjila jeshile të cilën mund ta gjeni të bluar në çdo farmaci ju vjen në ndihmë.

Mënyra e parë

1 lugë gjelle argjilë jeshile

1-2 lugë gjelle çaj rozmarine ose ujë të ngrohtë

Përgatitja

Argjila jeshile ka veti thithëse dhe pastruese ndaj do ta ndihmojë lëkurën tuaj të ndihet e butë dhe e hidratuar pa pasur yndyrë të tepërt në sipërfaqe.

Për këtë mjafton të përzieni në një tas të thellë argjilën me çajin ose ujin pak nga pak, derisa të formohet një masë kremoze, por jo shumë e ujëshme.

Vazhdoni me përzierjen derisa të shikoni që maska juaj ka marrë formën e një kremi.

Lyeni me të fytyrën dhe një pjesë kalojeni deri poshtë në qafë, në mënyrë që e gjithë pjesa që ekspozohet më shumë të marrë trajtim.

Qetësohuni dhe shtrihuni diku për rreth 10-15 minuta në varësi të trashësisë së maskës, derisa të thahet plotësisht.

Mundohuni të mos bëni mimika apo të flisni gjatë kohës që maska thahet që të mos krijoni rrudha në lëkurë.

Do ta kuptoni menjëherë efektin e saj pasi fytyra do të ndihet e tërhequr shumë shumë e thatë gjatë këtij procesi, por është një reaksion shumë normal.

Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë te ngrohtë derisa të keni larguar të gjithë maskën.

Ndjesinë e butësisë së përfituar mund ta ruani duke aplikuar tonikun tuaj të preferuar të lëkurën ose me pak krem hisratues.

Mënyra e dytë

Kjo mënyrë është thuajse e ngjashme me të parën, por me disa përbërës shtesë për një maskë më pak agresive me fytyrën.

Do t’ju duhen vetëm përbërësit e renditur mëposhtë.

1 lugë gjelle argjilë jeshile

1 lugë gjelle çaj rozmarine

Gjysmë luge gjelle mjaltë

Gjysmë luge gjelle kos

1 lugë kastravec i grirë

Përgatitja

Për të nisur me këtë përgatitje AgroWeb ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë dhe të hidhni në të argjilën.

Më pas shtoni çajin e ngrohtë të rozmarinës pak nga pak, duke bërë kujdes që masa mos të jetë shumë e ujshme.

Duke përzier shtoni kosin, mjaltin dhe kastravecin e grirë hollë.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit me dorë ose me anë të një luge dhe aplikojeni kremin e krijuar në fytyrë dhe qafë.

Maskën mbajeni për 15-30 minuta derisa të ndjeni që është mpiksur mbi lëkurë.

Gjatë kësaj kohë qëndroni shtrirë, qetësohuni dhe ndjeni efektin e maskës në fytyrë.

Në fund të procesit lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me kujdes./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar3 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix22 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix22 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix23 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar23 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar23 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix23 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar24 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar24 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Facebook