Gatime
Mos hani patate më shumë se 4 herë në javë
Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë thënë se nuk është mirë të hani patate më shumë se 4 herë në javë. Sipas tyre, jo vetëm patatet e skuqura janë të dëmshme, por edhe pureja e patateve ose patatet e ziera mund të ngrenë tensionin.
Dyshohet se fajin për këtë e ka niseshteja. Duke qenë se patatet kanë një indeks glicemik të lartë, niseshteja shndërrohet shumë shpejt në sheqer kur arrin në organizëm, duke rritur sheqernat në gjak. Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë problem shëndetësore.
Kërkimi, që është publikuar në “British Medical Journal”, ka analizuar të dhëna të 187 000 personave në 3 projekte të mëdha amerikane në këto 20 vitet e fundit. U vu re se femrat ishin më të rrezikuara nga tensioni i lartë sesa meshkujt nëse konsumonin rregullisht patate
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu