Lidhu me ne

Mix

A e dini edhe sa kohë keni për të pasme perfekte?

See How Much the "Perfect" Female Body Has Changed in 100 Years (It's  Crazy!)

Çdo pjesë e trupit tonë ndikohet nga graviteti dhe aktiviteti i qelizave. Megjithatë, ka mënyra për t’i mbajtur të pasmet në formë edhe me kalimin e viteve.

Çdo pjesë e trupit tonë ndikohet nga graviteti dhe aktiviteti i qelizave. Ashtu si fytyra apo qafa, edhe të pasmet pësojnë ndryshime nga viti në vit, për shkak të hormoneve apo mënyrës së jetesës dhe, natyrisht, sepse vitet kalojnë. Megjithatë, ka mënyra për t’i mbajtur të pasmet në formë edhe me kalimin e viteve.

Ja si duhet të kujdesemi për formën e tyre në çdo 10-vjeçar

Rreth 13 vjeç
Në këtë moshë, ende nuk është përvijuar siç duhet forma femërore e trupit. Nivelet hormonale nuk janë ende shumë të larta, ndaj të pasmet nuk janë shumë të rrumbullakëta; janë më tepër muskulore e të tonifikuara.
Gjithashtu mund të shfaqen aknet në të ndenjura, në të njëjtën mënyrë siç shfaqen në fytyrë, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të hormoneve. Zakonisht ato zhduken me lënien e pubertetit.

Të 20-at
Në këtë moshë procesi i ndryshimeve hormonale është drejt fundit dhe nivelet e estrogjenit, hormonit femëror, janë më të larta duke ndikuar në shpërndarjen e yndyrës trupore më së shumti tek të pasmet dhe gjoksi. Është koha kur të pasmet janë rrumbullakosur, duke ruajtur muskolozitetin dhe formën e ngritur. Në këtë periudhë është mirë që të forcohet masa muskulore që të pasmet tuaja të qëndrojnë të tonifikuara edhe në të 40-at.

Të 30-at
Sipas ekspertëve, në këtë moshë trupi fillon të ketë rënie të të gjitha niveleve hormonale e qelizore. Kjo nënkupton: dobësim të masës muskulore, ndaj është e rëndësishme që të uleni sa më pak në të ndenjurat tuaja dhe t’i stërvitni më shumë muskujt e vitheve.
Por jo vetëm muskujt shtendosen; edhe lëkura fillon të lëshohet duke humbur kështu rrumbullakësinë dhe formën e famshme ‘të zemrës’ të të pasmeve.

Të 40-at
Në këtë moshë nivelet hormonale fillojnë të ndryshojnë përsëri, çka krijon rreth vitheve një masë dhjamore që nuk ka qenë më parë. Megjithatë, ka ende kohë për të ruajtur një formë të mirë të të pasmeve. Duke mbajtur një regjim shumë të pastër ushqimor, me vlerat e duhura ushqyese (më pak karbohidrate, më shumë proteina) muskujt mund të qëndrojnë të tonifikuar.

Të 50-at
Në këtë moshë niveli i estrogjenit është gjithmonë e më në rënie. Kjo shkakton humbje të masës dhjamore tek të pasmet, duke i bërë ato më të sheshta. Shëndeti zakonisht, në këtë kohë shpërndahet tek kofshët dhe barku, shkruan Anabel. Megjithatë është e rëndësishme të stërvitemi, për të mbajtur një formë të mirë të muskujve të vitheve. Kujdes me ushqimin!

Të 60-at
Fakti që menopauza ka kaluar, nuk do të thotë që duhet të ndaloni së stërvituri. Të pasmet tuaja nuk janë më si më parë, por nëse jeni ushtruar rregullisht që në moshë të re, në këtë periudhë do të dalloni rezultatet. Trupi juaj do të jetë në formë më të mirë se ai i ndonjë bashkëmoshatareje tuaj, për të mos folur për të mirat shëndetësore që ju sjell stërvitja e vazhdueshme. 

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook